1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tragjedi në Toronto - 10 të vdekur

23 Prill 2018

10 të vdekur e 15 të plagosur. Ky është bilanci tragjik në metropolin kanadez Toronto, kur një kamion transportesh iu drejtua të hënën një grupi kalimtarësh. Ende nuk ka qartësi për sfondin e sulmit.

https://p.dw.com/p/2wXKw
Kanada Wagen rast in Menschen auf einer Kreuzung in Toronto
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/The Canadian Press/A. V. Elkaim

10 të vdekur e 15 të plagosur. Pse i vërsulet një 25 vjeçar kalimtarëve në Toronto duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 15 të plagosur, e pastaj i lutet policisë ta qëllojë për vdekje?

Kanada Wagen rast in Menschen auf einer Kreuzung in Toronto
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/The Canadian Press/A. V. Elkaim

Ende nuk dihet shumë për sfondin e sulmit dhe tragjedia në Toronto ka shumë pikëpyetje. Ajo që dihet: Policia ka arrestuar Alek Minasian nga veriu i Torontos, një student i kolegjit Seneca, i cili thërriste "më vrisni, më vrisni",  kur polici i kërkonte të ulej e dorëzohej. Mark Saunders, kreu i policisë së Torontso tha para gazetarëve se "ky akt duket qartësisht i planifikuar." Autori i krimit e ka tërhequr kamionin në trotuar disa kilometra duke lënë pas shkatërrim në një nga rajonet më me gjallëri të Torontos. 

Pikërisht të hënën (23.04) në Toronto përfundoi takimi i ministrave të Jashtëm të G7-s që diskutoi mbi zhvillimet në Siri dhe Ukrainë. Kamioni i bardhë ka qenë një marrë me qira, njoftoi gazeta kanadeze, "Toronto Star". Ai ka dalë nga rruga dhe i është drejtuar trotuarit. Policia izoloi zonën dhe ndali qarkullimin e metrove. Lagjja North York është mjaft e populluar gjatë ditës. Aty gjenden shumë restorante dhe dyqane.

Kanada Polizeichef Mark Saunders in Toronto
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/The Canadian Press/N. Denette

 

la/dpa rtr