1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tre partitë e mëdha gjermane kanë interes të madh që të mos e lënë të degradojë në kaos bashkëpunimi i padëshiruar

LA8 Shtator 2008

Ndryshimi i personelit në partinë socialdemokrate gjermane dhe emërimi i ministrit të jashtëm gjerman F.V. Shtajnmajer kandidat për kancelar vazhdojnë të komentohen nga të përditshmet gjermane të së martës:

https://p.dw.com/p/FDl6
Shtajnmajer, kandidat për kancelarFotografi: AP

"General Anzeiger" e Bonit mbi ndryshimet në PSD: "Për punën konkrete në partinë socialdemokrate nuk është fituar ndonjë gjë e madhe pse u ndryshua personeli. Socialdemokratët duhet të luftojnë për të mbajtur gjallë aftësinë e tyre qeverisëse, të cilën e kërcënon spostimi në karrigen e opozitës nga 2009-ta. Krijimin e mazhorancës PSD mund ta arrijë vetëm po të koalojë me "Të Majtën". Gjë që do të thotë që partia do të mbërrinte në atë pikë, ku ishte edhe dje. Pyetja themelore për këtë parti vazhdon të jetë ende- si do të silleni me Lafontenin?. Jo vetëm, se në këtë parti lëvrijnë ende ish-funksionarë të partisë socialiste të bashkuar të RDGJ, por sepse kjo parti ofron një program të papërgjegjshëm. Po qe se Andrea Ypsilanti arrin të krijojë koalicion në landin e Hesenit, atëherë digat çahen. Me ose pa kryetarin Kurt Bek. Me ose pa Myntefering. Pas kësaj socialdemokratëve nuk mund t'u ndihmohet më. Edhe me ekipin e ri.

Ndërsa gazeta "Tagespiegel" e Berlinit e vë theksin tek problemet e pazgjidhura brenda socialdemokratëve: "Problemet mbeten. Myntefering do të thotë qetësim për momentin, por në këtë funksion edhe kthim tek rruga e vjetër. Një i ri, më i ri se tek konkurenca për ta bërë atë të duket edhe më e moshuar, do t'i jepte partisë socialdemokrate një fytyrë të re. Një person që nuk do të ishte konfuz, por do të tregonte në mënyrë të pëlqyeshme parimet, joideologjik dhe i hapur për ide që të fusin në një të ardhme të mirë. Ndryshe do të kishte patur kuptim. Si kandidat për kancelar kërkohet bazë dhe linjë e qartë, programi është veprimi, jo llafellogjia.

"Frankfurter Rundschau" përqëndrohet tek efektiviteti i koalicionit të madh: Qytetarëve ju intereson më shumë çështja se çfarë del për ta nga një politikë e tillë.Për këtë arsye të tre partitë e mëdha, CDU, CSU dhe partia socialdemokrate kanë interes të madh që të mos e lënë të degradojë në kaos bashkëpunimi tepër i padëshiruar. Myntefering e çoi partinë socialdemokrate në këtë qeveri. F.V. Shtajnmajer është pasardhësi i tij si zëvendëskancelar dhe kandidati kryesor për kancelar. Do dalin ata para zgjedhësve të thonë, na jepni votat për atë që ne kemi bërë aq gabimë në vitet e fundit? Kjo nuk bëhet. Që të dy janë mallkuar që të krenohen me suksese."