1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

D Migranten Jobsuche

7 Korrik 2010

Të huajve në Gjermani shpesh u duhet të luftojnë për një vend pune. Dhe megjithëse shumë kompani gjermane e konsiderojnë diversitetin si përfitim, manaxherët shpesh nuk arrijnë t'i evaluojnë kandidatët pa paragjykime.

https://p.dw.com/p/OCjm
Dosja e aplikimit për vend pune
Dosja e aplikimit për vend puneFotografi: BilderBox

Kur një njeri me emër apo mbiemër turk bën kërkesë për një vend pune në Gjermani, ai i ka shanset 14% më të ulta për të marrë një përgjigje, se sa dikush me emër gjerman. Agjencia Federale kundër Diskriminimit sqaron përveç kësaj se paragjykimet apo manaxhimi jo i mirë bëjnë një shumë aplikantë me sfond emigracioni nuk arrijnë as të ftohen për intervistë për vendin e punës, një stad ky vendimtar i procesit të seleksionimit.

Një projekt i Agjencisë Federale kundër Diskriminimit ka filluar tani një projekt të ri që synon të testojë nëse në Gjermani, kjo gjendje mund të ndryshojë pa pasur nevojë miratimin e ligjeve të reja. Pesë kompani të mëdha përfshirë këtu edhe Proctor & Gamble dhe L'Oreal kanë rënë dakord, që për një vit ta bëjnë shqyrtimin e dokumentave të aplikantëve për vend në mënyrë anonime.

Si gjenden një vend pune në Gjermani?
Si gjenden një vend pune në Gjermani?Fotografi: picture-alliance/ dpa

CV me fotografi

Në ndryshim nga shumë vende anglishtfolëse personat që kërkojnë punë në Gjermani duhet që CV-së t'i bashkangjisin edhe një fotografi, si dhe të shënojnë datën e lindjes, gjendjen civile dhe nacionalitetin. Christine Luders, drejtore e Agjencisë Federale kundër Diskriminimit me qendër në Berlin, thotë se kjo praktikë është mjaft e përhapur dhe se nuk është e lehtë të ndryshohet. "Ne kemi madje edhe raste qe një nënë që ka dy fëmijë nuk ftohet për intervistë për vend pune, por Gjermania nuk mund ta përballojë që të humbasë punonjës të kualifikuar, gjë që e tregon qartë edhe ekonomia jonë."

Aliu u bë Aleks

Agjencia Federale kundër Diskriminimit e bazon vendimin e saj për të vepruar edhe në një studim të Institutit për Studimin e Tregut të Punës me qendër në Bon. Në këtë studim përfshihet edhe rasti i një aplikanti, i cili kishte doktoruar në shkencat e natyrës si dhe kishte një përvojë pune të konsiderueshme dhe që megjithatë kishte marrë 230 refuzime. I frustruar aplikanti e ndërroi emrin nga Ali në Aleks dhe mori mbiemrin e gruas, që është gjermane. "Modernizimi i procedurës së aplikimit do t'i shërbejë shumë Gjermanisë. Ne duhet të gjemë një rrugë për t'u përballur me diskriminimin në lidhje me vendin e punës në Gjermani" - thotë Luders. Ajo shton se të moshuarit, gratë dhe emigrantët mund të përfitojnë prej një procesi aplikimi anonim dhe që në këtë mënyrë mund të zgjidhen menjëherë shumë probleme."

Personat që kërkojnë punë në Gjermani duhet që CV-së t'i bashkangjisin edhe një fotografi.
Personat që kërkojnë punë në Gjermani duhet që CV-së t'i bashkangjisin edhe një fotografi.Fotografi: Bilderbox

Oliver Sonntag, drejtor i burimeve njerëzore për Evropën, pranë kompanisë L'Oreal, thotë për Deutsche Welle-n se kompania e tij merr pjesë në këtë projekt, sepse e konsideron diversitetin e fuqisë punëtore si një përfitim. Kjo kompani i tregon prodhimet e veta kozmetike apo të tjera në të gjithë botën dhe përmes kësaj procedure të re duan që në intervistat për vend pune të ftojnë talentët më të mirë duke shmangur diskriminim.

Program vullnetar

Luders thekson se pjesëmarrja në programin për aplikimin anonim për vend pune është vullnetare dhe se Agjencia Federale kundër Diskriminimit nuk synon të marrë ndaj ndokujt masa administrative. P.sh. kompanitë e vogla mund ta kenë të vështirë ta garantojnë anonimitetin e aplikantëve. Po ashtu edhe për pozicionet në nivelet e larta të manaxhimit do të ishte më mirë që njerëzit të seleksionoheshin përmes metodës tradicionale.

Autor: Gerhard Schneibel/ Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama