1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trendi 2018 - Maksimalizim i vetes, por kujdes!

1 Janar 2018

Kur troket Viti i Ri nuk shprehen vetëm urimet për një vit të mbarë, por edhe dëshira që presin realizimin në vitin që sapo hyn. Por kush do të mos zhgënjehet, duhet të ketë kujdes, thotë psikologu Rückert.

https://p.dw.com/p/2q9pw
Silverster Neujahr gute Vorsätze 2018
Fotografi: picture-alliance/dpa/P.Pleul

„Të bëj më shumë sport", „të ha shëndetshëm", „të ndaloj duhanin", - këto janë disa nga dëshirat tipike për Vitin e Ri. Por edhe të mos kem stres, të kaloj më shumë kohë me familjen e miqtë  - renditen ndër dëshirat që shprehin njerëzit natën e ndërrimit të viteve. Sipas një sondazhi të siguracionit shëndetësor gjerman, DAK këto janë edhe dëshirat kryesore mes gjermanëve.

Por është për të ardhur keq, që pas disa gotash shampanje ato zbehen kur vërtet fillon viti. Shpesh ato ose nuk janë vërtet serioze për dikë, ose të pamenduara mirë apo shumë monumentale. Sipas psikologut gjerman Hans-Ëerner Rückert nganjëherë dështimi fshihet tek klisheja e vitit të ri. „Kush kërkon për shembull të ndërrojë stilin e të ushqyerit, sigurisht mund t'ia premtojë vetes këtë kur mbyllet viti. Por puna e vërtetë fillon më pas."

Rauchen - Aschenbecher - Nikotinersatz
Fotografi: picture alliance / Patrick Pleul/dpa-Zentralbild/dpa

Për të mos u zhgënjyer, Rückert rekomandon më së miri të merret një letër e laps, dhe të skicohet një plan, ku shënohen avantazhet e disavantazhet e këtij plani. Për shembull, për atë që do të bëjë më shumë vrap, është mirë të gjejë një përgjigje edhe për pyetjen „çfarë do të bëj unë kur të bjerë shi, apo kur të erret shpejt?"

Lart e më lart, më shpejt, më tej: Vetja e maksimalizuar

Premtimet për ndryshime në vitin e ri janë të njëjta prej dekadash, por megjithatë ato kanë ndryshuar diçka në mendjet e njerëzve. Fjala është për vetëoptimimin, maksimalizimin e vetes, një trend perfeksionizmi që njerëzit e duan ta arrijnë si privatisht ashtu edhe në punë. App- të rinj ofrojnë mundësi teknike, duke numëruar hapat në ditë apo kaloritë që merr gjatë një dreke.

Ky fenomen ka të bëjë edhe me „ristrukturimin, apo disa thonë dobësimin e shtetit social", thotë Rückert. „Me ardhjen e ideologjisë neoliberale, kemi një zhvendosje të përgjegjësisë nga shteti tek individi. Neve na sugjerohet, që jemi farkëtarët e fatit tonë. Ne jemi përgjegjës për atë, se çfarë shkon mirë apo keq në jetët tona. Kjo i rëndon njerëzit, i frikëson ata."

Deutschland Verbraucher Vorsätze Abnehmen
Fotografi: AP

E çfarë katalizatori më i mirë mund të gjendet për këtë frikë nga dështimi, për këtë dëshirë për t'u realizuar më mirë, se sa mediat sociale? Në Facebook, Instagram njerëzit prezantojnë vetëm pjesën e çokollatës nga vetja. Me foto të stilizuara, se sa të mirëtrajnuar janë, sa gëzim kanë, sa i jashtëzakonshëm ishte pushimi i tyre etj. Psikologu Rückert konfirmon: „Përmes internetit apo mediave sociale ti je vazhdimisht në modus krahasimi me të tjerët. Në një shoqëri që i shet vendet në diell si ujët e pakët për njerëzit, sigurisht që presioni i konkurrencës do të jetë shumë i lartë, sepse miqtë e të njohurit rregullisht të furnizojnë via internet me foto që tregojnë se çfarë bëjnë ata."

20.12.2013 DW Deutschland heute Vorsätze

Ndërkohë që krahasimi i vazhdueshëm mund t'i bëjë njerëzit me vetësiguri të marrin hov, ata më të pasigurtët mund të demotivohen dhe të bien në depresion nga lartësia e stekave të tilla gjithnjë në krahasim. Rückert thekson se fenomeni i maksimalizimit të vetes nuk është njësoj i përfaqësuar në të gjitha shtresat shoqërore.

Ai rekomandon që njerëzit hapin e parë ta bëjnë duke u ndërgjegjësuar, se deri ku do të lejojnë të krahasohen me të tjerët e pse i synojnë gjëra të caktuara. Në një hap të dytë ata mund të pyesin, nëse janë të kënaqur me gjendjen aktuale të tyre, çfarë kapacitetesh duhet të aktivizojnë tek vetja, dhe në cilin moment fillon ekzagjerimi. „Nuk duhet menduar vetëm fundi pozitiv, por edhe etapat ndërmjet e mund të shpërblesh veten për arritjet."  Rückert vetë e lejon të vijë 2018-a pa ndonjë plan të madh. „Nuk bëj plane apo premtime vetes. Përpiqem të jetoj shëndetshëm dhe të jem pak a shumë i durueshëm."