1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Treni Sarajevë-Beograd, një tren simbolik në realitetet e vështira ballkanike / Martesat e serbëve të Kosovës me vajzat nga Shqipëria

22 Maj 2010
https://p.dw.com/p/NUwU

1. Me 12 korrik përkujtohet përvjetori i 15-të i gjenocidit në Srebrenicë. Në fund të marsit parlamenti serb dënoi masakrën e serbëve boshnjakë ndaj myslimanëve boshnjakë në Bosnje-Hercegovinë. Nërkohë procesi i pajtimit mes dy etnive vazhdon. Një shenjë e qartë e kësaj është linja hekurudhore mes dy kryeqyteteve, Sarajevë dhe Beograd, vënë në punë që prej gjashtë muajsh. Kjo linjë qëndroi e ndërprerë për dy dekada me radhë. Por treni simbolik ka mbërritur në realitetet e vështira ballkanike. Filip Slavkovic ka udhëtuar me të.

2. Në gjysmëshekullin e kaluar, martesat e shqiptarëve të Kosovës me serbe te Serbisë kishin tejkaluar dallimet etnike dhe ishin bërë pothuaj modë. Por, edhepse sot martesa të tilla për shqiptarët janë të papranueshme, tashmë serbët e Kosovës po kërkojnë për nuse vajza nga Shqipëria. Arsyeja: Migrimi i djemve shqiptar në botë dhe largimi i vajzave serbe në zonat urbane. Ajete Beqiraj me hollesisht.