1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia goditet sërish nga sulme terroriste

17 Dhjetor 2016

Në qytetin industrial Kayseri në Turqinë qendrore ka shpërthyer një autobombë pranë një autobusi në stacion. Ushtria bën fjalë për së paku 13 ushtarë të vrarë.

https://p.dw.com/p/2URsw
Türkei  Kayseri Explosion Bus
Fotografi: Reuters/T.Bulut

Sulmi u zhvillua në orët e para të mëngjesit pranë Universitetit Erciyes në qytetin metropol turk, Kayseri. Në autobus ndodheshin civilë dhe shumë ushtarë jashtë shërbimit. Zëvendëskryeministri, Veysi Kaynak deklaroi se sulmi me autobombë i ishte drejtuar ushtrisë turke. Ai të kujton sulmin e fundit terrorist të Stambollit. Në një deklaratë të parë të ushtrisë flitet për së paku 13 ushtarë të vrarë e më shumë se 46 të plagosur. Në mesin e viktimave ndodhen edhe civilë. Televizionet tregojnë pamje me autobusin e shkatërruar.

Türkei Bus Explosion  Kayseri
Fotografi: Reuters/T.Bulut

Vetëm javën e kaluar dy shpërthime me 44 të vdekur tronditën Stambollin. Përgjegjësinë për sulmin e dyfishtë e mori një organizatë, degë e ndarë e partisë së ndaluar kurde, PKK. Si reagim kundër këtij atentati, autoritetet ndaluan më shumë se 200 politikanë të partisë pro kurde, HDP. Që nga shkallëzimi i konfliktit me kurdët dhe qeverinë turke, Ankaraja refuzon dialogun me HDP-n.  Qyteti industrial, Kayseri ndodhet larg rajoneve kurde e konsiderohej deri më tani një qytet i qetë.