1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia zbulon një rrjet ultranacionalistësh në shtetin turk

Ulrih Pik23 Janar 2008

Dy prokurorë dhe një ish-gjeneral bëjnë pjesë në 30 personat që, të cilët u arrestuan të martën (22.01) nga policia turke për shkak të aktiviteteve terroriste. Bëhet fjalë për një rrjet ekstremist të djathtë.

https://p.dw.com/p/CwMz
Demostrata në Stamboll pas vrasjes së gazetarit Hrant Dink
Demostrata në Stamboll pas vrasjes së gazetarit Hrant DinkFotografi: AP

Policia turke arrestoi të martën 30 vetë në kuadër të hetimeve për një arkë misterioze granatash dore. 30 të arrestuarit, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim në Stamboll bëjnë pjesë në skenën ultranacionaliste.

Ata akuzohen për aktivitete terroriste

Midis të arrestuarve ndodhen edhe tre persona relativisht të njohur: dy prokurorët Fuat Turgut dhe Kemal Kirinciz, si dhe gjenerali në pension, Veli Kyçyk. Turguti dhe Kirincizi janë arrestuar në lidhje me vrasjen e gazetarit armeno-turk, Hrant Dink. Sepse Fuat Turguti është njëri nga avokatët e Jasin Hajalit, i cili e vrau Dinkun para një viti në rrugë të hapur në Stamboll. Dhe Kemal Kirinciz është ai avokat, i cili prej vitesh nxjerr para gjyqit intelektualë liberalë me ndihmën e paragrafit të diskutueshëm 301, për shkak të të ashtuquajturës "fyerje të turqizmës".

Hrant Dink, Orhan Pamuk e Elif Safak janë prekur nga prokurori ultranacionalist

Në ata persona që deri tani kanë ndjerë vështrim pa kompromis ultranacionalist të Kirincizit bëjnë pjesë Hrant Dink si dhe mbajtësi i çmimit Nobel të letërsisë, Orhan Pamuk dhe shkrimtarja Elif Safak. Arrestimi të mërkurën u bë në kuadër të hetimeve ndaj strukturave mafioze në skenën ultra të djathtë. Në qershor të vitit të kaluar, policia gjeti gjatë një bastisjeje një arkë granatash dore ndoshta të vjedhura dhe ndodhet edhe më tej para pyetjes së ku e kanë origjinën këto granata.

Nëse dyshimi për aktivitete terroriste ndaj personave të arrestuar, dhe në këtë kuadër edhe ndaj Fuat Turgutit, Kemal Kirincizit dhe Veli Kyçykut do të përforcohej, atëherë rezulton që përfundimet e kërkimeve të shumë gazetave turke kanë qenë të sakta. Gazetat kishin raportuar si pas atentatit ndaj Hrant Dinkut, ashtu edhe pas vrasjes së tre të krishterëve në Malatija se personat ultranacionalistë që i kanë organizuar këto akte arrijnë deri në qarqet e drejtësisë, policisë dhe të prokurorisë.