1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

UEFA përcakton stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Evropian 2012

5 Tetor 2010

Megjithë kritikat që UEFA i drejtoi Ukrainës për problemet në infrastrukturë, ajo vendosi për stadiumet ku do zhvillohen Kampionati Evropian 2012 jo vetëm në Poloni, por edhe në Ukrainë.

https://p.dw.com/p/PVb3
UEFA

Pas muajsh të gjatë diskutimesh, UEFA ka konfirmuar të tetë stadiumet në Poloni dhe Ukrainë ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Evropian të Futbollit 2012. Kjo u bë e ditur pas një takimi të komitetit ekzekutiv të unionit evropian të fubtbollit kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Me këtë konfirmim vuloset kështu fakti që ndeshja e hapjes së Kampionatit Evropian të Futbollit 2012, do të zhvillohet në Varshavë ndërsa ndeshja finale në Kiev.

Vorbereitungsarbeiten EURO 2012 Flash-Galerie
Pamje nga puna për rikontruktimn e stadiumit të Varshavës në PoloniFotografi: picture-alliance / dpa

Vendimi u mor megjithë vonesat e Ukrainës në përgatitjen për Kampionatin Evropian. Skenat e tjera të këtij evenimenti futbollistik nga data 8 qershor 2012 deri në 1 korrik 2012, janë vendosur të jenë në qytetet e Pozenit, Gdnaskut dhe Breslaut në Poloni, si edhe qytetet Donjeck, Çarkov dhe Lviv në Ukrainë.

UEFA kishte kritikuar më parë disa herë problemet në infrastrukturë, sidomos në Ukrainë, dhe kishte kërcënuar me heqjen e së drejtës së organizatorit të Kampionatit evropian 2012.

AG/Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani