1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë: Luftë propagandistike në media

Eugen Theise / Pandeli Pani8 Shkurt 2014

Shumë njerëz në Ukrainë nuk janë mjaft të informuar për ngjarjet në vend, sepse shumica e mediave të mëdha aty përhapin vetëm pikëpamjet e qeverisë.

https://p.dw.com/p/1B4we
Fotografi: Filip Warwick

Bora tani është e zezë në "zonën e sigurisë" midis policisë dhe demonstruesve në rrugën Hrushevski në Kiev. Pas autobusëve të djegur të policisë janë dislokuar komando e forcave të posaçme që mbajnë armatime të rënda. Nga altoparlantët e tyre tingëllon muzikë patriotike nga epoka sovjetike.

"Këtë muzikë dëgjojnë policët 24 orë me radhë," thotë gazetarja Lesya Ganscha. "Komandantët e tyre filluan të transmetojnë përmes altoparlantëve këtë muzikë, pasi ne instaluam një projektor në mënyrë që policia të mund të shihte lajmet që transmetoheshin nga stacionet televizive të pavarura. Policët duhet të mësonjnë se sa paturpësisht janë pasuruar sundimtarët e korruptuar." Lesya Ganscha është e bindur se forcat e sigurimit nuk e kuptojnë se çfarë kërkojnë vërtetë protestuesit. Ata janë të informuar në mënyrë të njëanëshme dhe nuk kanë qasje në lajme objektive.

Lesya Ganscha
Lesya GanschaFotografi: DW/E. Theise

Raportim i njëanshëm i stacione të mëdha televizive

Sikurse policët edhe shumë njerëz të tjerë nuk janë mjaft të informuar për ngjarjet në Ukrainë, thotë gazetarja. Kjo lidhet veçanërisht me mediat shtetërore si "Kanali i parë" apo të kanali televiziv "Inter", që është në pronësi të oligarkëve të kampit të presidentit. Shumica e mediave të mëdha në Ukrainë përhapin vetëm pikëpamjet e qeverisë. Qëndrimet e protestuesve nuk paraqiten. Ata konsiderohen zakonisht si "nxitës trazirash," thotë Ganscha.

Ukraine Proteste Kiew 06.02.2014
Fotografi: Martin Bureau/AFP/Getty Images

Po ashtu këtu media nuk informojnë as për dhunën ndaj demonstruesve apo arrestimet arbitrare.

Propaganda ka efekt

Ekspertja e mediave Diana Dutsyk thotë në një intervistë për Deutsche Wellen se kjo është simptomatike. Ajo kujton fillimin e valës së protestave dy muaj më parë. Kur njësisë speciale të policisë "Berkut" u përpoqën fund të nëntorit që të spastronin me dhunë brutale sheshin e Pavarësisë nga protestuesit pro-BEs-ë televizioni shtetëror raportoi vetëm për "shumë policë të plagosur" të cilët thuhej se u sulmuan nga protestuesit. Për dhunën e policisë dhe protestuesit plagosur nuk është raportuar.

"Propaganda në mediat pro-qeveritare qendrore dhe rajonale ka bërë që konfrontimet në Ukrainë të bëhen gjithmonë e më emocionale dhe madje edhe më agresive," thotë ekspertja. Sidomos në lindje dhe jug të Ukrainës thotë Dutsyk, nuk ka pothuajse asnjë media e pavarur që do të japë një pasqyrë reale të situatës.

Ekspertja thotë se vendi ka nevojë për media të pavaruara dhe një radio-televion publik, në të cilin të kenë mundësi të prononcohen të gjitha forcat e shoqërisë.

Gazetarë të guximshëm marrë iniciativën

Disa gazetarë si Dmytro Hnap dhe 30 gazetarë të tjerë kanë krijuar disa muaj më parë kanalin on-line "Hromadske TV" që transmeton përmes internetit. "Hromadske TV" që do të thotë "Televizion publik" nuk financohet si zakonisht nga oligarkët Ukrainë dhe politikanët në sfond dhe pa fonde qeveritare. "Kjo është e vetmja mënyrë që unë të mund të bëj gazetari investigative dhe të raportoj mbi politikanët e korruptuar. Po ashtu unë nuk varem nga interesat e ndonjë sipërmarrësi, që është i lidhur me politikën," thotë Hnap.

Ukraine Journalist Dmytro Hnap Hromadske-TV
Dmytro Hnap, Hromadske-TVFotografi: DW/E. Theise

Paratë për stacionin "Hromadske TV" vijnë kryesisht nga donacionet e shikuesve. Së bashku me fondet e fondacione të huaja janë mbledhur muajt e fundit më shumë se 300.000 euro. Që nga fillimi i demonstratave pro-evropiane gjithnjë e më shumë gazetarë e qytetarë po e ndjekin "Hromadske TV" për t'u informuar aty për krizen politike dhe ekonomike në vend.