1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina mbrohet ndaj kritikave të BE-së

dpa/dw/pp18 Shtator 2012

BE kritikon Ukrainën për "drejtësi selektive"- me të ka parasysh dënimin e udhëheqëses kryesore të opozitës ukrainase, Julia Timoshenko.

https://p.dw.com/p/16AgQ
A picture of Ukraine's jailed former Prime Minister Yulia Tymoshenko is seen on a table during an interview with her husband Oleksander for Reuters TV in Prague April 27, 2012. REUTERS/Petr Josek (CZECH REPUBLIC - Tags: POLITICS) /Linnenbrink
Fotografi: Reuters

Kryeministri ukrainas Nikolai Azarov u mbrojt ndaj kritikave të BE-së se Ukraina po bëhet gjithnjë e më autoritare. Gjatë forumit "Strategjia Evropiane e Jaltës" Azarov kërkoi një fillim të ri në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe BE-së. Azarov tha: "Ne mund t'i eliminojmë paragjykimet në fusha të ndryshme. Sa më shpejt, aq më mirë, ne mund t'i vemë marrëdhëniet tona mbi një bazë të re. "

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç, kishte thënë të premten se mendon se nënshkrimi i një marrëveshje strategjike me Bashkimin Evropian do të jetë i mundur  pas zgjedhjeve parlamentare muajin e ardhshëm, por zyrtarët e BE-së thanë se rasti i Julia Timoshenkos vazhdon të jetë një problem.

epa03219793 Ukrainian Prime Minister Mykola Azarov (C), Danish Foreign Minister Villy Sovndal (R) and European Commissioner for Enlargement and European Neighbourhood Policy Stefan Fule (L) pose at the start of EU-Ukraine Cooperation Council at the EU headquaters in Brussels, Belgium, 15 May 2012. The previous day, EU foreign ministers discussed the 'Tymoshenko case' in Brussels at the EU_s Foreign Affairs Council. EPA/OLIVIER HOSLET
Kryeministri ukrainas Nikolai Azarov, MOJ danez Villy Sovndal (d) dhe Stefan Fule (m)Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjatë forumit "Strategjia Evropiane e Jaltës" Janukoviç argumentoi se zgjedhjet parlamentare të 28 tetorit, do të tregojnë angazhimin e Ukrainës për demokraci. Ai u përpoq ta minimizonte rëndësinë dhe ndikimin e rastit të Timoshenkos, udhëheqëses kryesore të opozitës së vendit, e cila vitin e kaluar u dënua me shtatë vjet heqje lirie për abuzim në zyrë.

Delegacioni i BE-së, në të cilin bën pjesë edhe ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt tha pas takimit me Janukoviç se "çështja e drejtësisë selektive "- me të cilin ata kishin parasysh dënimin e Timoshenkos - duhet zgjidhur para se marrëdhëniet me BE-në të mund të kalojnë në një nivel të ri.

Po ashtu ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt i bëri thirrje Ukrainës që të marrë një vendim, nëse do të bashkohet me zonën e tregtisë së lirë euroaziatike dhe bashkimit doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit apo me BE-në. Bildt tha: "Unë nuk kam frikë se ata do të lëvizin në njërin drejtim apo në tjetërin, por se ata nuk lëvizin fare. Dhe duke pasur parasysh rritjen e shpejtë ekonomike globale kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse po të mos i bashkohesh as BE-së, as bashkimit doganor do të thotë që të rrezikosh stanjacionin."