1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Unitet në Shqipëri - vetëm për çështje europiane

Ani Ruci24 Shtator 2012

Shqipёria ka aplikuar edhe sivjet pёr tё marrё statusin e vendit kandidat pёr anёtarёsim nё BE, pas dy refuzimesh nё dy vitet e mёparshme. Po cilat janë pengesat në këtë rrugë?

https://p.dw.com/p/16DGO
Europa
Europa - dritë jeshile?Fotografi: DW

Nё Shqipёri nuk ndodh shpesh qё politikanё tё opozitёs dhe tё maxhorancёs tё kenë tё njёjtin mendim pёr çёshtje zhvillimesh tё brendshme. Por kёtё herё kjo ka ndodhur. Konsensusin e ka prodhuar procesi i integrimit europian, ylli polar i strategjisë së progresit tё Shqipërisë. Tё dyja palёt mendojnё qё BE nuk do t’ia refuzojё kёtё vit Shqipёrisё aplikimin pёr statusin e vendit kandidat pёr anёtarёsim. Pёr mё tepёr edhe argumentat qё sjellin palёt janё pothuajse tё njёjta: Shqipёria ka plotёsuar kriterin politik. Ditmir Bushati, deputet opozitar i PS, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian thotё pёr programin shqip tё DW: “Shqipёria ёshtё nё njё pozitё mё tё favorshme se para njё viti. Dhe kёtu e kam fjalёn pёr plotёsimin e kriterit politik. Ёshtё e kryer reforma zjedhore. Kemi njё kod zgjedhor tё miratuar nё Parlament, kemi tё miratuara me tre tё pestat apo ndryshe me shumicё tё cilёsuar. Ligje qё ishin tё identifikuarta nga KE si ligje qё duheshin miratuar patjetёr, miratimin e avokatit tё popullit me njё process tё vlerёsuar nga faktori ndёrkombёtar, sё fundi miratimin e ligjit pёr heqjen apo kufizimin e imunitetit parlamentar si parakusht pёr tё luftuar mё mirё korrupsionin nё nivele tё larta."

Gerti Bogdani, deputet i PD, anёtar i komisionit parlamentar pёr integrimin europian ka tё njёjtin kёndvёshtrim. “Kriteri kryesor i bllokimit tё statusit kandidat ka qёnё kriteri politik, mungesa e bashkёpunimt mes palёve. Tani situata ka ndryshuar. Duke parё bashkёpunimin qё kanё sot palёt nё miratimin e ligjeve, shanset pёr tё marrё statusin janё shumё mё tё mёdha ngasa ishin njё vit mё parё. Pergjigja pёr statusin e vendit kandiadat sivjet pritet tё jetё pozitive, qoftё edhe pёr njё status tё kushtёzuar", pohon ai.

Preçedenti i Serbisё dhe rasti i Shqipёri

Statusin e kushtёzuar tё vendit kandidat pёr anёtarёsim BE e aplikoi pёr herё tё parё nё rajonin e Ballkanit Perёndimor, vitin e kaluar me Serbinё, kur asaj iu dha ky status, se kishte plotёsuar njё pjesё tё kritereve dhe kishte lёnё pa plotёsuar pjesёn tjetёr.

“Parashikoj qё Komisioni Europian, duke u nisur sidomos nga rasti i Serbisё. Pra, qё çdo kriter tё paplotёsuar nga 12 kriteret e listuara si edhe pёr çdo diagnozё BE do ta shoqёrojё me propozime tё karakterit kushtёzues, pёr ato reforma qё nuk janё kryer dhe qё janё kryesisht nё pёrgjegjёsinё e qeverisё. Ato kanё tё bёjnё me luftёn kundёr korrupsionit, krimit tё organizuar apo mёnyrёn sesi funksionojnё institucionet demokratike” thotё Ditmir Bushati.

Por Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv nё European Movement Albania, njё shoqatё jo fitimprurёse me seli nё Tiranё, qё merret me çёshtjet e procesit tё integrimit, thotё se do mbeten tё parealizuara edhe kritere tё tjera qё vёrtet nuk bёjnё pjesё nё kriterin politik por janё po kaq tё rёndёsishme.

Festa pas liberalizimit të vizave.
Festa pas liberalizimit të vizave: Do të ketë së shjpeti festim të ri?Fotografi: DW

“Kthimi i pronёs tek i zoti, lufta kundёr korrupsionit , reforma e gjyqёsorit mbetet ende shumё problematike, rtespektimi i tё drejtave tё njeriut paraqesin problem” thotё Gjipali.

Shqipёria dhe dimensioni rajonal qё BE-sё

Skaneri i situatёs nё Shqipёri lidhur me statusin e vendit kandidat pёr anёtarёsim do tё publikohet mё 10 tetor. Mё pas do tё jetё Komisioni Europian qё do t’i propozojё 27 vendeve tё BE-së, që të merren me shqyrtimin e aplikimin të Shqipёrisё.

“BE-ja ka investuar shumё fort nё drejtim tё Shqipёrisё. Jemi pёrballё njё viti elektoral si ёshtё 2013, jemi pёrballё situatave specifike elektorale nё Maqedoni dhe nё Bosnjё. Ka njё dimension mё rajonal gjithё mёnyra sesi KE dhe BE e sheh dosjen e Ballkanit Perёndimor - pra jo thjesht vetëm dosjen e Shqipёrisё. Kemi edhe preçedentin e Serbisё ku BE-ja kushtёzoi statusin, kemi preçedentin e Malit tё Zi, ku BE-ja kushtёzoi hapjen e negociatave. Mendoj qё edhe nё rastin e Shqipёrisё do tё ketё njё status tё kushtёzuar.

Pro dhe kundë procesitë të integrimeve

Njё status i vendit kandidat qoftё edhe i kushtёzuar, si parashikojnё politikanёt, ёshtё njё hap pёrpara nё procesin e integrimit europian tё Shqipёrisё. Procesi po shoqёrohet sё fundi me dy dinamika: nga njёra anё ka njё vullnet tё fortё politik nga ana e BE pёr ta parё Ballkanin Perёndimor si njё rajon qё do tё bёhet pjesё e zgjerimit tё tij me vende tё reja. Nga ana tjetёr ka njё valё kundёrshtare tё zgjerimit pёr shkak tё krizёs ekonomike nё Eurozonё.

Gledis Gjipali
Gledis GjipaliFotografi: DW

“Ka njё ngritje tё toneve nacionaliste apo ekstremiste tё tё gjitha vendeve anёtare tё BE-së, qё pёr njё sёrё problemesh tё brendshme fajёsojnё zgjerimin e BE. Nё kёtё perceptim ndikojnё edhe disa zgjerime jo tё sukseshme si rasti i Rumanisё dhe Bullgarisё. Kjo sjell zgjatjen e procesit nё kohё, vёshtirёsimin e tij dhe njё perspektivë mё tё largёt tё integrimit“, thotё Gledis Gjipali.

Ne kёtё kontekst, Ditmir Bushati, Kryetar i Komisionit Parlamentar per Integrimin Europian, thekson se po kaq e rendёsishme sa miratimi i ligjeve do tё jetё zbatimi i tyre nё praktikё. Pa harruar qё zgjedhjet e vitit 2013 do tё jenё nё radarin e BE-së.

“Nёse ato do tё vlerёsohen tё lira dhe tё ndershme, tё kryera tёrёsisht dhe jo pjesёrisht sipas standardeve ndёrkombёtare: atёherë zgjedhjet parlamentare tё 2013-s do tё jenё njё gur kilomentri nё rrugёtimin e Shqipёrisё drejt integrimit nё BE“, thekson Ditmir Bushati.