1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Uniteti i brishtë i BE-së

Barbara Wesel30 Janar 2015

Vëzhguesit druhen, se kundërshtimi i Athinës për sanksione të reja ndaj Rusisë, mund të shënojë fundin e unitetit në BE. Siqodoftë në Bruksel u arrit kompromisi dhe u evitua një përplasje edhe më e madhe.

https://p.dw.com/p/1ETRz
Symbolbild Griechenland Europa
Fotografi: Milos Bicanski/Getty Images

"Diskutimet nuk ishin dhe aq të lehta", tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, pas takimit të posaçëm me homologët e tij evropianë në Bruksel. "Ishte shumë e vështirë të ruhej uniteti", shtoi ai. Në takimin me dyer të mbyllura ka pasur një grindje serioze me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias, pranoi edhe e ngarkaura e posaçme e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini. Por në fund u arrit megjithatë një marrëveshje e përbashkët. Lista aktuale e sanksioneve që përfshin 132 persona dhe 28 organizata e sipërmarrje duhet të zgjerohet me disa emra të tjerë të mbështetësve të rebelëve pro-rusë në Ukrainë. Emrat e rinj kanë mbetur deri tani sekretë, me qëllim që personat e prekur të mos e sigurojnë pasurinë e tyre. Ndërkohë që sanksionet e aktuale, afati i të cilave skadonte në mars, do të shtyhen deri në shtator 2015.

Konsultime të mundimshme

Steinmeier shpjegoi se ai ka folur edhe me homologun e tij grek. As vendet e tjera në tryezën e bisedimeve nuk e kanë pasur lehtë të gjejnë një kompromis dhe një linjë të përbashktë. Fjala është për Austrinë, Slloveninë dhe Sllovakinë, të cilat dyshojnë në logjikën dhe efikasitetin e sanksioneve ndaj Rusisë. Në fund Steinmeier mundi ta bindë edhe homologun Nikos Kotzias për domosdoshmërinë e unitetit.

Frank-Walter Steinmeier PK in Brüssel 15.12.2014
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter SteinmeierFotografi: DW/B. Riegert

Më parë ministri gjerman pati zhvilluar edhe një bisedë kokë më kokë me homologun e tij grek. Steinmeier i ka përdorur të gjitha mundësitë, edhe ato njerëzore, për të evituar një përçarje edhe më serioze brenda BE-së, sa i përket sanksioneve kundër Rusisë. Më parë Greqia kishte paralajmëruar veton ndaj kërkesave për sanksione të reja dhe për vazhdimin e sanksioneve aktuale ndaj Rusisë.

Qëllimi nuk është arritur

Athina në fund e ndryshoi qendrimin, por sanksionet e reja të rëndësishme ekonomike kundër Rusisë ishin të pamundura. Minsitri i Jashtëm gjerman u detyrua të kënaqet me një zgjidhje minimale. Kjo vlen edhe për vendet baltike dhe Poloninë, të cilat angazhohen për një kurs më të ashpër ndaj Rusisë. "Vetëm kur të ndodhë ndonjë ofensivë e re në Mariupol apo në rajonet e tjera do të bëhet e qartë se duhen ndërmarrë masa më të ashpra", thotë Steinmeier. Ai shtoi se homologu i tij grek do të ketë "hapësirë të mjaftueshme që në debatet e ardhshme të vendoset ashtu siç mendon Europa". Nga mesi i shkurtit do të zhvillohet samiti i radhës i kryeministrave të BE-së. Pra mosmarrëveshjet me Greqinë për çështjen e Rusisë nuk kanë përfunduar.

Putin i fitues i zgjedhjeve në Greqi?

Shumë vëzhgues në Europë kanë qenë në Bruksel të alarmuar, për shkak të shtimit të influencës ruse në BE, përmes Greqisë. Por mendimet ndahen sa i pëkret rolit të Athinës.

"Këtë politikë e shohim më shumë se një kërcënim për Greqinë, nëse ajo vazhdon të mos jetë solidare me vendet e tjera. Kjo mund të rezultojë në fund të shkurtit me shkurtimin e paketës për ndihma, thotë Elmar Brok, kryetar i Komisionit të politikës së Jashtme në Parlamentin Europian. Kjo mund të rrezikojë pra stabilitetin financiar të Greqisë. Brok beson se veprimi i përbashkët është në interesin e Greqisë.

Vëzhguesit kanë frikë se presidenti i Rusisë Vlladimir Putin dotë vazhdojë me presione dhe mjete të ndryshme të influencës ndaj partive ekstremiste, për të fituar mbështetës brenda familjes europiane. Në këtë radhë bën pjesë edhe partia Syriza. Tani po dëshmohet se mosmarrëveshjet nuk kanë të bëjnë vetëm me Ukrainën. Moska do që mosmarrëveshjet ideologjike t'i fusë në Euorpë. Ndërsa BE-ja duhet të gjejë përgjigje ndaj kësaj sfide.