1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Urime, përgëzime dhe përfytyrime

Christoph Hasselbach /Pandeli Pani24 Shtator 2013

Shumë zyrtarë të BE-së dhe udhëheqës evropianë i uruan Angela Merkelit fitoren në zgjedhje.

https://p.dw.com/p/19mgB
Fotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti francez François Hollande ishte një nga udhëheqësit e parë të huaj që e përgëzoi zonjën Merkel, madje ndryshe nga të tjerët me telefon. Në bisedë ata ranë dakord që të "vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht për të përmbushur sfidat e projektit evropian," u tha nga Pallati Elize. Merkel dhe Hollande duan gjithashtu "të punojnë me zell për afrimin ndërmjet Francës dhe Gjermanisë". Këto përpjekje konstante për afrim janë të domosdoshme, sepse Merkel dhe Hollande janë mjaft larg njëri-tjetrit në çështjet e politikës ekonomike dhe asaj evropiane. Hollande e ftoi Merkel në Paris, sapo të krijohet qeveria e re gjermane.

Angela Merkel dhe François Hollande
Angela Merkel dhe François HollandeFotografi: Eric Feferberg/AFP/Getty Images

Pas pas tij erdhën urimet e kryeministrit britanik David Cameron. Cameron tha përmes twitter, se është i kënaqur që do të vazhdojë të punojë ngushtë me Merkelin. Në Bruksel thuhet prej disa kohësh se Merkeli dhe Cameron qëndrojnë politikisht më afër se Merkeli me Hollande, por nuk mund ta thotë kaq qartë këtë. Presidenti italian Enrico Letta e quajti fitorjen e Merkelit "brilante". Letta tha se është "mirë për Bashkimin Evropian që Alternativa euro-kritike për Gjermaninë (AfD) nuk arriti të hynte në Bundestag. Nëse AfD do të hynte në parlamentm, kjo do t'i vështirësonte vërtet koncesionet gjermane ndaj Italisë në krizë. Presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy uroi gjithashtu duke shkruar. "Unë jam i sigurt se Republika Federale e Gjermanisë dhe qeveria e saj e re do të mbeten të angazhuara për të kontribuar në ndërtimin e një Evrope të qetë dhe ekonomikisht të suksesshëm që u shërben të gjithë qytetarëve"

Zgjedhjet parlamentare si pjesë e politikës së brendshme evropiane?

Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Evropian, shkruan në letrën e tij të urimit: "E gjithë BE-ja pret me interes të madh formimin e qeverisë së ardhshme. Si dhe në zgjedhjet e tjera, për shembull në Francë, Itali dhe Greqi, mund të shohim se kemi të bëjmë gjithnjë e më tepër me një politikë evropiane të brendshme dhe një sfere publike evropiane." Schulz kërkoi që qeveria e re federale dhe Parlamenti Evropian të bëjnë diçka së bashku, veçanërisht kundër shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në Evropë dhe për "plotësimin e konsolidimit buxhetor me impulse rritjeje". Në këtë pikë, socialdemokrati Schulz nuk e mohon origjinën e tij partiake. "Politika e Rritjes" e kuptuar në formën e programeve stimuluese nga qeveria, është kërkesë e e përsëritur e socialistëve në Parlamentin Europian dhe e shumë qeverive evropiane, por Angela Merkel refuzon atë gjithmonë.

Bulgarien EU-Parlamentspräsident Martin Schulz
Martin SchulzFotografi: BGNES

Kryetari i grupit parlamentar të partive socialiste rekomandon koalicionin e madh

Grupi parlamentar socialist në Parlamentin Evropian, u përpoq madje të ndërhyjë drejtpërdrejtë në bisedimet për koalicion në Berlin. Kreu i grupit parlamentar Hannes Svoboda nga Austria u rekomandoi socialdemokratëve në Gjermani "ta pranojnë mandatin e votuesve dhe të marrin përgjegjësi në një koalicion të madh. Gjermania ka nevojë urgjente për ndikimin socialdemokratik në qeveri që të zbatojë reformat progresive në Evropë dhe për të arritur drejtësi më të madhe sociale në Gjermani" mendon Svoboda. Eurodeputeti i SPDsë Jo Leinen është i shqetësuar në lidhje me rezulatet e mira të Alternativës për Gjermaninë, e cila refuzon kursin e shpëtimit të euros dhe do të kthehen monedhat kombëtare. Jo Leinen kritikoi se politikën evropiane nuk qe e spikatur gjatë fushatës zgjedhore dhe kjo tani po hakmerret.

Europäisches Parlament Hannes Swoboda Österreich
Hannes SwobodaFotografi: picture alliance/dpa

Kurse eurodeputeti i pavarur Hans-Peter Martin nga Austria gëzohet për rezultatin e mirë të partisë AfD: "Me AfD tani edhe në shtetetin më të rëndësishëm anëtar të BE-së ka një forcë të konsiderueshme kritike ndaj BE-së." Ai tha se dhe pse nuk është gjithmonë dakord me qëndrimet e AfD, mendon se është e rëndësishme që politika në Gjermani tani do të merret më shumë me rezistencën kundër politikës së deritanishme të shpëtimit të euros.