1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon gara kokë më kokë mes Hillari Klintonit dhe Barak Obamës

Klaus Kastan6 Shkurt 2008

Gara paraprake e kandidatëve mbetet interesante. As votimet në 24 shtete nuk e zgjodhën dilemën se kush do të jetë kandidat i demokratëve, Hillary Clinton apo Barack Obama. Tek republikanët situata duket më e qartë.

https://p.dw.com/p/D3Go
Kandidatët për president të SHBA-ve, janar 2008
Kandidatët për president të SHBA-ve, janar 2008Fotografi: AP

Janë numruar të gjitha votat e të "martës së madhe", në të gjitha 24 shtetet ku u votua, por tek demokratët ende nuk ka ndonjë fitues. Hillary Clinton dhe Barack Obama vazhdojnë garën kokë më kokë. Zonja e parë e dikurshme e Shtëpisë së Bardhë ka fituar në shtetet e mëdha si Kalirfornia, Nju Jorku dhe Nju Xhersi.

Obama feston me idhtarët e tij, Çikago 5 shkur, 2008
Obama feston me idhtarët e tij, Çikago 5 shkur, 2008Fotografi: AP

Ndërsa Obama doli i pari në shtetet jugore me përqindje më të madhe të popullatës me ngjyrë të zezë. Ai fitoi më shumë shtete, por sistemi i komplikuar i votave të delegaguara i mundëson shteteve më të mëdha më shumë vota, që do të thotë, Hillary Clinton është në epërsi.

Mike Huckabee në Arkansas, 5 shkurt 2008
Mike Huckabee në Arkansas, 5 shkurt 2008Fotografi: AP

Tek republikanët situata duket më e qartë. John McCain ka shtuar përparësinë në krahasim me Mitt Romney dhe Mike Huckabee. 71 vjeçari fitoi edhe në shtetet e mëdha si Kalifronia dhe Nju Jorku. Simpatizantëve të tij u sugjeroi: "Prej sonte duhet të mësohemi me mendimet se gjendemi në epërsi në partinë republikane..."

Me simpatizantët e vet festuarn edhe Obama dhe Hillary Clinton. "Ju jeni tani të gatshëm për një president i cili në Shtëpinë e Bardhë do t'i bëjë realitet zërat, vlerat dhe ëndërrat tuaja", theksoi Clinton.

Qendër votimi, 5 shkurt 2008
Qendër votimi, 5 shkurt 2008Fotografi: AP

Me tone të ngjashme pozitive në vendlindjen e tij në Çigago fliste edhe Obama. "Ekziston një gjë më e rëndësishme se sa zgjedhjet dhe rezultatet e kësaj nate të shkurtit: ne e dimë se ka ardhur koha jonë...", thoshte ai.

Prononcimet e Hillary Clinton dhe Obamës ishin vazhdimësi e fushatës, sepse e "marta e madhe" nuk solli përgjigjen se cili do të jetë kandidati i demokratëve. Të shtunën votohet në Nebraska dhe Uashington, ndërsa javën që vjen në Maryland.






►◄