1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon lufta për titullin - Java e 32-të

14 Maj 2009

Lufta për marrjen e titullit kampion në futbollin gjerman është bërë edhe më interesante pas ndeshjes së djeshme mes ekipit të Shtutgartit dhe Shalkes, e cila përfundoi me rezultatin 2:1.

https://p.dw.com/p/HpnT
Roberto Hilbert dhe Mario Gomez.
Shtutgarti fiton ndaj Shalkes Shtutgartit me rezultatin 2:1.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Shtutgarti renditet i katërti në tabelën e Bundesligës me 61 pikë, pas treshes Volfsburg, Mynih me nga 63 pikë dhe Berlin me 62 pikë.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje u arritën këto rezultate:

Frankfurt - Bremen 0:5

Hamburg - Bohum 3:1

Kotbus - M'gladbach 0:1

Bilefeld - Hofenhajm 0:2

Louis van Gaal,
Louis van Gaal, do të jetë trajneri i ardhshëm i Bajernit.Fotografi: pa / dpa

Ndërkohë bëhet i ditur emri i trajnerit të ardhshëm të ekipit kampion, FC Bajern i Mynihut. Në një konferencë për shtyp Karl -Heinz Rummenige, kryetari i i këshillit drejtues të ekipit, konfirmoi këtë lajm duke bërë të ditur, se Luis van Gaal do të marrë një kontratë dy vjeçare prej 1 korrikut deri më 30 qershor 2011. Holandezi 57 vjeçar ka udhëhequr deri tani ekipin AZ Alkmaar, që u bë kampion këtë vit në Hollandë.

Uli Hoenes, menaxheri i ekipit tha: "Ne këmi rënë dakord për një kontratë me të. Kjo do të nëshkruhet në ditët e ardhshme".

Autor: Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama