1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vdes ish diktatori i Indonezisë Suharto

Sybille Golte28 Janar 2008

Ish diktatori i Indonezisë vdiq të dielën në moshën 86 vjeçare. Suharto e qeverisi vendin aziatiko-jugor mbi 32 vite. Në vitin 1998 Suharto u tërhoq nga posti i itj, pas protestave masive kundër regjimit të tij

https://p.dw.com/p/Cydv
Siti Hardiyanti Rukmana, e bija e ish diktatorit Suharto njofton se i ati ka ndërruar jetë - 27 janar, 2008.
Siti Hardiyanti Rukmana, e bija e ish diktatorit Suharto njofton se i ati ka ndërruar jetë - 27 janar, 2008.Fotografi: AP

"Kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i presidentit të republikës. Ky vendim hyn sot, më 21 maj 1998 në fuqi."

Suharto, i cli quhej gjithashtu "gjenerali që buzëqesh" e mori fuqinë në vitin 1966, me qëllim që të mbronte vendin nga tendencat komuniste të presidentit karismatik Sukarno. Ky ishte një hap që shkonte me kohën e atëhershme të luftës së ftohtë. Suharto prezantohej si një fishekzjarr i fuqishëm kundër rrezikut të kuq në Azinë Juglindore. Kjo ishte arsyeja përse Perëndimi nuk reagoi ndonjëherë ndaj efekteve fatale të politikës së tij diktatoriale.

Në vitin 1965 Indonezia u mbyt në gjak. Qindra mijëra antarë të partisë komuniste dhe njerëz që dyshoheshin si simpatizantë të saj, u kthyen në viktima të forcave ushtarake. Nuk u vërtetua asnjëherë se Suharto ishte ai që e dha urdhërin makabër, por është fakt se aparati ushtarak drejtohej nga vetë ai. Një dëshmitar okular kujtohet: "Ushtria erdhi nga Jakarta dhe filluan vrasjet. Shumë njerëz ndjeheshin të fortë falë prezencës ushtarake dhe filluan të veprojnë njësoj si ushtarët. Shumë njerëz që mendohej se ishin antarë të partisë komuniste u arrestuan dhe filluan vrasjet masive."

Paqja nuk u kthye më në vend gjatë viteve të pasuan. Mijëra kritikues të qeverisë u arrestuan dhe u dërguan në burgun e ishullit Buru. Vëzhgues të pavarur flisnin për vrajse masive në provincat që kërkonin autonomi Aceh dhe Papua. Rreth 200.000 njerëz humbën jetën në Timorin Lindor, të cilin Suharto e pushtoi duke shkelur çdo ligj ndërkombëtar. Vetëm kriza ekonomike aziatike, e cila u shkaktua edhe nga politika e dobët ekonomike e familes së Suhartos, solli më në fund dorëheqjen e tij.

Indonezia vuan ende nga politika e Suhartos: Një sisteim administrativ i korruptuar, një apart ushtarak i mbifuqishëm dhe një e kaluar e papërpunuar. Por me gjithëatë Indonezia ka mbetur një aleat i besueëshm i botës perëndimore.

Ndoshta pas vdekjes ë gjeneralit që buzëqesh, do të fillojë më në fund përpunimi i së kaluarës. Ka shumë për të përpunuar, ndonëse ai vetë nuk do të jetë ulur më përpara trupit gjykues.