1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendet e Shengenit - 15 vjet marrëveshje

Gabriel Bollud/Angjelina Verbica26 Mars 2010

BE nisi procesin e heqjes së kufijve të tij të brendshëm para 15 vjetësh me implementimin e marrëveshjes së Shengenit. DW hedh një vështrim mbi anët pozitive dhe negative të hapësirës evropiane pa viza të Shengenit.

https://p.dw.com/p/McZd
Fotografi: picture-alliance/ dpa

Përmes një procesi gradual në 15 vitet e fundit Evropa u bë një kontinent pa kufij të brendshëm. Me 26 mars 1995 hyri në fuqi Marrëveshja e Shengenit, pasi ajo u nënshkrua nga pesë vendet kryesore të BE, Belgjika, Gjermania, Franca, Luksemburgu, dhe Hollanda.

Infografik Die Staaten des Schengener Abkommens albanisch
Harta e zonës së Shengenit

Që atëherë hapësira pa viza e Shengenit u zgjerua duke përfshirë të gjithë anëtarët e BE-së, me përjashtim të Britaninë së Madhe dhe Irlandës - që votuan për të mos iu bashkangjitur Shengenit - si dhe anëtarëve relativisht të rinj, Qipros, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Përveç 22 vendeve anëtare të BE hapësira e Shengenit përfshin vendet jo anëtare Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën. Zvicra është anëtari i fundit, që iu bashkangjit asaj, në fund të vitit 2008.

Motor integrimi

Me përjashtim të kontrolleve të rastësishme policore në aeroporte, stacione trenash dhe autostrada, kontrollet kufitare ndërmejt shteteve të Shengenit nuk ekzistojnë më, gjë që ka eliminuar një barrë të madhe vështirësish për udhëtarët në Evropë. Por ky nuk është aspekti i vetëm pozitiv. Daniela Kietz e institutit gjerman për politikön e jashtme dhe të sigurisë thotë se efekti më i rëndësishëm i Shengenit dhe që harrohet është, se ai ka qenë "motori integrimit evropian" duke bërë të nevojshme një sërë masash në sfera të tjera politike.

Deutschland G8 Polizeikontrolle Schengen Autobahn Grenze
Kontroll në një autostradë të zonës së ShengenitFotografi: AP

"Heqja e kufijve të brendshëm ka bërë absolutisht të domosdoshme në mbarë BE masat në fushat e emigracionit, azilimit, dhe politikën e bashkëpunimit. Psh pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes shtetet anëtare të Shengenit nuk mund të kontrollonin më rrymat e migracionit, apo të azilimit në vendet e tyre. Për të balancuar këtë duheshin ndërmarrë masa në mbarë BE, si pjesë të një politike gjithëpërfshirëse migracioni," i tha Kietz Deutsche Welles.

Arsye jepet pazari, por qëllimi i vërtetë është azili

Megjithatë, megjithëse Shengen ka ndihmuar për integrimin e BE, ai e ka komplikuar mjaft çështjen e migracionit në tërësi, thotë Kietz.

"Gjermania dhe shtetet e tjera anëtare nuk mund të kontrollojnë më se kush hyn në territoret e tyre, qoftë legalisht, qoftë ilegalisht. Emigrantët ilegalë, që hyjnë në zonën e Shengenit, mund të lëvizin padyshim më të lirë brenda BE dhe kjo ka çuar në fenomenin e börjes pazar, por qö ka synim körkimin e azilit.

Grenzübergang Schmilka/Hrensko
Kufiri gjermano-çekFotografi: picture-alliance/ dpa

Emigrantët ilegalë shkojnë në vendet që kanë standartet më të larta apo ku do të kenë shanset më të mira që t'u pranohet azili, gjë që ka bërë që disa shtete anëtare të BE të duhet të përballojnë pesha më të mëdha në çështjen e azilimit sesa të tjerët", thotë Kiez. Një nga frikörat më të mëdha, që lidheshin me marrëveshjen e Shengenit, është se ajo do të çonte në një reduktim të përgjithshëm të sigurisë dhe në rritjen e përqindjes së krimeve në shtetet e BE-së.

Për çudi megjithatë kjo nuk ndodhi. Asnjë nga shtetet e Shengenit nuk ka raportuar shtim të nivelit të kriminalitetit pas hyrjes në hapësirën pa kufij.

"Kjo ka të bëjë në rradhë të parë me faktin se forcat e policisë së shteteve të Shengenit kanë kooperuar intensivisht me njëra tjetrën gjatë 10 vjetëve tö fundit. Gjermania psh ka marrëveshje për bashkëpunimin policor me të gjitha shtetet anëtare me qëllim që të bashkëpunojnë në mënyrë efikase, që asnjë vend të mos lihet i veçuar", tha Kiez.

Një histori evropiane suksesi

Michele Cercone, zëdhënës i departamentit për çështje të brendshme të komisionit Europian tha për Deutsche Wellen se "implementimi korrekt" i marrëveshjes së Shengenit ka qenë një prej qëllimeve kryesore të politikës së brendshme evropiane. Ai theksoi balancën ndërmjet "lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit brenda zonës së Shengenit" dhe domosdoshmërisë për një "nivel sigurie përsa i përket kufijve të jashtëm të BE" si një objektiv i veçantë i marrëveshjes së Shengenit. "Vështirësitë kanë qenë që në fillim dhe unë duhet të them se 15 vjet më vonë ne mund të pohojmë qartë se kjo ishte një histori suksesi," tha Cercone.