1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

290611 USA Truppenabzug Afghanistan

1 Korrik 2011

Më 1 korrik fillon tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani. Nga rreth 100.000 marinsa në këtë vend, 10.000 do të largohen nga vendi deri në fund të vitit, 23.000 të tjerë deri në shtator 2012. Po ç'do të thotë kjo?

https://p.dw.com/p/11n0k
Gjenerali David Petraeus komandanti i deritanishëm i trupave të koalicionit në Afganistan, u zgjodh më 1 Korrik 2011 kreu i CIA-sFotografi: dapd

Një javë më parë presidenti amerikan Barack Obama deklaroi në fjalimin drejtuar kombit, se si e përfytyron tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Deri në 2014-ën sigurimin e vendit do ta marrin përsipër forcat afgane të sigurisë, kështu janë marrë vesh aleatët e NATO-s. E mbështes plotësisht planin e tërheqjes të presidentit, deklaroi gjenerali me katër yje David Petraeus para komitetit të shërbimit të fshehtë të Senatit. Petraeus është komandant i përgjithshëm në Afganistan dhe njeriu, që duhet të zbatojë njëherë për njëherë planin e tërheqjes.

Afghanistan Kämpfer Polizei NO FLASH
Forcat afgane të sigurisëFotografi: AP

Ushtria vendos vetë se cilat trupa do të tërhiqen

Petraeus i pati paraqitur Obamës disa alternativa. Por, varianti, për të cilin vendosi në fund Obama, nuk ishte ndër to. Sepse gjenerali pati parapëlqyer një tërheqje më të ngadalshme (kështu raportojnë njëzëri mediet amerikane). Megjithatë, në seancën dëgjimore para komitetit të Senatit Petraeus, vuri në dukje, se së paku ushtria mund të vendoste vetë, se cilat trupa do të tërhiqeshin në cilin vend. "Ka që tani disa ushtarë, që tërhiqen pa u zëvendësuar, vendime përkatëse janë marrë tashmë. Ne i vlerësojmë këto vendime vazhdimisht në bazë të kushteve ekzistuese dhe, natyrisht, do ta bëjmë këtë sërish pas marrjes së vendimit [prej presidentit]."

Vazhdon përgatitja e trupave afgane

Në 15 muajt e ardhshëm (ky është vlerësimi i ushtarakëve amerikanë) do të përgatiten 70.000 forca të reja sigurie afgane. Ato do të zëvendësojnë ushtarët amerikanë dhe do të bëjnë të mundur tërheqjen. Në rast se gjendja në vend ndryshon, tha Petraeus, atëherë ai ose zëvendësi i tij i tanishëm dhe pasardhësi i ardhshëm, gjenerali John Allen, do t'i paraqesin presidentit një analizë pa doreza të gjendjes. Nëse kjo do të kishte për pasojë edhe një ndryshim të planit të tërheqjes, këtë ai e la të hapur.

Joe Biden
Joe Biden kërkon më pak ushtarë, dhe sulme të piketuara ndaj krerëve terroristëFotografi: AP

Petraeusi vetë nuk duhet të merret më me këtë. Së afërmi ai kalon në kreun e CIA-s. Me largimin e tij, fushën e betejës e lë një ndjekës i asaj strategjie, që qe aq e suksesshme në Irak: Mbrojtje e popullsisë civile dhe njëkohësht luftë kundër kryengritësve.

Por në Afganistan Petraeus ka qenë me këtë më pak i suksesshëm dhe në këtë mënyrë tërheqja më e shpejtë e trupave dhe ndryshimi në udhëheqje barazohet edhe me një zhvendosje drejt një luftimi më intensiv terrorit, siç e kërkon për shembull zëvendëspresidenti Joe Biden: Më pak ushtarë në vend, që përpiqen të mbrojnë popullatën dhe të fitojnë zemrat e saj, dhe në vend të kësaj më shumë atentate të shënjestruara me mjete fluturuese pa pilot ose komando speciale kundër udhëheqësve të terroristëve.

Autor: Christina Bergmann/Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi