Bota

Vendim i rrezikshëm i presidentit amerikan

Vendimi i presidentit Trump për transferimin e ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi në Jeruzalem mund të shkaktojë një intifadë të tretë, mendon ish-ambasadori në Izrael gjerman Rudolf Dreßler.

Israel US Botschaft in Tel Aviv (Getty Images/AFP/J. Guez)

SHBA e ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit që prej vitit 1995 me vendim të Kongresit, por zbatimi në praktikë i këtij vendimi përmes hapjes së ambasadës në Jeruzalem është shtyrë vazhdimisht për shkak të reagimeve të mundshme të shteveve arabe dhe mospranimit të një hapi të tillë nga BE-ja.

Injorancë ndaj zërave ndërkombëtarë

Prej 70 vjetësh ka një konsens ndërkombëtar që për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme Jeruzalemi shihej si temë tabu. Sepse njohja e tij si kryeqytet do të shkaktonte një acarim të madh. Rudolf Dreßler mendon se me vendimin e tij për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem presidenti Trump po sillet si bosi i një sipërmarrjeje industriale, që bën si të ketë qejf. Sipas Dreßler këtë hap Trumpi e bëri për shkak të "injorancës kundrejt të gjitha zërave ndërkombëtarë".

Rudolf Dreßler (picture-alliance/Eventpress Stauffenberg)

Rudolf Dreßler

Ky nuk është vendimi i parë i pazakontë që merr Trumpi. Por sipas ish-ambasadorit të Gjermanisë në Izrael tani SHBA nuk mund të jetë më partner ndërkombëtar për bisedimet për paqe, sepse me transferimin e ambasadës në Jeruzalem SHBA tregohet e partishme. Sipas tij tani përgjegjësia mbetet te Rusia, Kina dhe te BE-ja.

E mundur një intifadë e tretë

Tani sipas ekspertëve nuk bëhet fjalë për rifillimin e bisedimeve të paqes, por se si mund të pengohet shpërthimi i një dhune të re. Madje Dreßler mendon se vendimi i presidentit Trump mund të çojë një intifadë të tretë, në rast se mbajmë parasysh se çfarë çoi në shpërthimin e inifadës së dytë: pikërisht vizita e ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon në Malin e Tempullit, mendon Dreßler.  

Palästina Gaza Proteste (Reuters/I. A. Mustafa)

Protesta pas vendimit për transferimin e ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem

  

Gjermania do të vendosë për transferimin e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Izrael vetëm pasi të arrihet një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Palestinezëve dhe një marrëveshje për sqarimin e kryeqytetit, Jeruzalemit lindor dhe perëndimor mes të dyja palëve. Nga ana tjetër Gjermania dhe vendet e BE-së duhet të mendojnë tani se cili do të jetë roli i tyre në politikën e re mes Trumpit dhe Netanjahut dhe se si Izraeli të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

Politikani i SPD-së Rudolf Dreßler (77) ka qenë nga vitit 2000 deri 2005 ambasador i RFGJ-së në Tel Aviv.

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو