1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Verderi i Bremenit kualifikohet

25 Gusht 2010
https://p.dw.com/p/Ovns
Lojtarë të Werder Bremenit të gëzuar për fitoren
Lojtarë të Werder Bremenit të gëzuar për fitorenFotografi: AP

Megjithë humbjen në një ndeshje dramatike me rezultat 2:3 kundër Sampdorias në Gjenova, Verderi i Bremenit siguroi kualifikimin në grupet e Ligës së Kampionëve. Verderi u kualifikua për gara të mëtejshme dhe do të jetë ekipi i tretë gjerman në garën elitare të futbollit evropian, pas Bajernit të Mynihut dhe Shalkes.

Për garat e mëtejshme u kualifikuan edhe Bazeli nga Zvicra, Hapoeli nga Tel Avivi, Braga si dhe Partizani i Beogradit. Sot zhvillohen edhe ndeshjet e tjera kthyese të kualifikimeve:

Kopenhagen - Rozenborg

Zhilina - Sparta Prag

Totenhem - Jang Bojs

Okser - Zenit

Ajaks - Dinamo Kiev

Autor: dpa, TV/Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi