1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vetëm pak për të treguar- politika e mbrojtjes e BE

Christof Plass/Pani/AUD13 Mars 2009

Në Pragë po zhvillohet nga dje (12./13.3.) takimi i ministrave të mbrojtjes të vendeve të BE-së. Por një politikë e përbashkët evropiane për mbrojtjen është ende në fillimet e saj.

https://p.dw.com/p/HBBp
Fotografi: AP

Ideja e një mbrojtjeje të përbashkët është për BE më e huaj se ajo për rregulla të përbashkëta për konkurrencën apo për mbrojtjen e ambientit. Në lidhje me sektorin e mbrojtjes, 27 vendet anëtare mendojnë më tepër në mënyrë kombëtare, për ushtrinë e tyre dhe industrinë vendase të armatimit. Kjo do të thotë që në BE janë nën armë rreth dy milionë vetë dhe shpenzimet për ushtritë e 27 vendeve anëtare shkojnë në rreth 160 miliardë euro.

Që prej vitit 1999 ekziston të paktën një projekt me titullin „Politikë e përbashkët sigurie dhe mbrojtjeje“. Kjo është logjike: sepse BE do të bëhet partner i fortë në arenën ndërkombëtare. Për këtë presidenti francez Nicolas Sarkozy shtron pyetjen:

"Si mund të duam që BE të jetë faktor i pushtetshëm politik dhe të mos i mundësojmë atij të mbrohet dhe të vërë në jetë politikën e vet?“

Kërkesa për një ushtri të përbashkët të BE-së përsëritet vazhdimisht dhe këtë e ka skicuar si qëllim të largët edhe kancelarja Merkel. Sidoqoftë në këtë drejtim është bërë diçka: në vitin 2005 u vendos të krijohen një numër të ashtuajturish „battlegroups“, trupa të ndërhyrjes së shpejtë me nga rreth 1.500 vetë, të përbëra nga ushtarë nga vende të ndryshme të EU-së. Ato janë në dispozicon për gjashtë muaj dhe zëvendësohen pastaj prej një formacioni tjetër. Këto trupa mund të dërgohen shpejt në rajone krizash, gjë për të cilën duhet konsesi i ministrave të mbrojtjes të BE-së. Për shkak të mungesës së konsesit disa prej aksioneve të këtyre „battlegroups“ kanë dështuar, por gjithësesi deri tani BE-ja ka kryer pesë operacione ushtarake të përbashkëta p.sh.: EUFOR në Bosnjë, vëzhgimi i zgjedheve në Kongo.dhe lufta ndaj piratëve në sulmojnë anijet e BE-së në jug të Afrikës.

BE-ja kërkon më tepër kooperim në politikën e armatosjes, për të kursyer kështu edhe para. Por e gjitha kjo dhe kërkesa për më tepër transparencë është një rrugë mjaft e vështirë, sepse sikurse thotë eurodeputetja gjermane Angelika Beer:

"Puna shkonte aq larg sa edhe tenderi për porositjen e çorapeve për ushtrinë klasifkohej si sekret, gjë që tregon se sa absurde ishte praktika e deritanishme.“

Presidenca franceze e BE-së e kishte shpallur për gjysmën e parë të 2008 politikën e mbrojtjes si priorite të saj. Prej kësaj nuk u ndje ndonjë gjë e madhe. Për këtë prej ftesës së presidencës çeke tani në Pragë nuk pritet që do të ketë ndonjë nxitim të madh në drejtim të një politike të përbashkët për mbrojtjen.