1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Viti 2009- viti i kapërcimit të krizave kronike energjitike për Shqipërinë

Ani Ruci6 Janar 2009

Në vitin 2009 vihet në funksionim një TEC në Vlorë dhe linja e interkonjeksionit Shqipëri- Mali i Zi. Për Shqipërinë fillon kështu shmangia e krizave të rënda kronike energjitike.

https://p.dw.com/p/GT0A
2009 - vit shprese për harrimin e epokës së gjeneratorëveFotografi: AP Photo

Ky vit pritet të jetë viti i fillimit të uljes së vartësisë së Shqipërisë nga importi për të plotësuar nevojat e popullatës dhe të biznesit me energji elektrike.

Situatë energjitike problematike për t´u kapërcyer

Nevojat e saj arrijnë në rreth 20 milion kilovatorë energji elektrike në ditë, nga të cilat 11 prodhohen nga hidrocentralet mbi lumin Drin, kurse dhe 9 të tjerat importohen. Çmimet e importit variojnë nga koniunktura e tregut.

Dukuria që bie në sy muajt e funidt të vitit të kaluar është tendenca e uljes së çmimeve. Burime zyrtare nga KESH pohuan për DW se kjo tendencë është pasojë e krizës finaciare, e uljes së çmimit të naftës në tregjet globale. Në një tenderin ndërkombëtar, të zhvilluar para disa javësh nga KESH, u arrit që në tregun europian të blihej me 64 euro një megavat energji elektrike. Por luhatja e çmimit në tregjet rajonale dhe europiane të energjisë nuk ka qenë problem për Shqipërinë.

Për të shmangur krizat buxheti i shtetit ka qene i hapur për KESH. Problem ka qene pamundësia për të blerë energji, kur kriza ka qene rajonale dhe europiane, pasi kompanitë eksporuese kane patur në krye të klientëve vendet, të cilave ato u përkasin. Nëse këtij faktori i shtohet edhe kapaciteti i kufizuar dhe i amortizuar i Shqipërisë për të sjellë energjinë nga vendet eksportuese, peisazhi i arsyeve të krizave kronike që ka përjetuar Shqipëria në 15 vitet e fundit, me ndërprerje të rrymës nga 8 -10 orë në ditë në stinën e krizës plotësohet qartë.

Zeitungen lesen in Tirana Albanien
TiranaFotografi: DW/Aida Cama

Situata po ecën drejt përmirësimit

Dy investime madhore në fushën e energjitikës: TEC- i Vlorës dhe linja e interkonjeksionit Shqipëri- Mali i Zi, duket se do të shënojnë fillimin e fundit të krizave kronike energjitike në Shqipëri. "Prodhimi i energjisë elektrike nga TEC- i i Vlorës, tha drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, do të rrisë sigurinë për furnizimin me energji të popullatës dhe bizneseve. Pritet që kjo vepër të përfundojë aty nga fundi i vitit 2009."

Në të njëjtën kohë pritet të përfundojë edhe linja e interkonjeksionit Shqipëri – Mali i Zi. Vënia e saj në funksionim jo vetëm do të rrisë kapacitetin importues të Shqipërisë, por do ta lidhë atë me rrjetin rajonal të transmetimit të energjisë.

Tadschikistan Wasserkraftwerk von Nurek
Hidrocentral, pamje simbolike.Fotografi: picture-alliance / dpa

Dhënia me konçesion e ndërtimit të hidrocentraleve lokalë është një faktor tjetër pozitiv për të shmangur krizat kronike energjitike qe kanë shoqëruar Shqipërinë nëstinën e verës apo atë të dimrit. Kryesisht biznesit vendas i janë dhënë disa dhjetra konçesione për hidrocentralet ne lokalitete dhe komuna, që kanë kapacitete për të furnizuar

Nga vend importues- në vend eksportues

Energjitika mbetet një nga fushat më tërheqëse edhe për investitorët e huaj.. Qeveria e Tiranës ka nënshkruar kontrata për ndërtimin e një hidrocentrali në kaskadën e Devollit dhe një tjetri, atij të Skavicës, në rrethin e Kukësit, mbi lumin Drin. Ky i fundit do të ketë një kapacitet prej 1,4 miliard kilovat orë energji në vit, kapacitet që mund ta bëjë Shqipërinë nga një vend importues të energjisë në një vend eksportues.