Viza kundrejt radarëve - Kryeministri çek viziton Uashingtonin
27 Shkurt 2008Bushi kërkon miratimin e Çekisë për ngritjen e një stacioni radarësh në kuadër të sistemit raketor mbrojtës. Por edhe çeku dëshiron diçka: çekët në të ardhmen duhet të kenë të drejtë që të udhëtojnë pa vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat çeke ndërkohë kanë filluar të flasin për një shkëmbim amerikano-çek: radarët kundrejt vizave.
Për çdo ditë ata qëndrojnë në rradhë. Nëse një çek dëshiron të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - si ky student përshembull duhet të lajmërohet në ambasadën amerikane në Pragë dhe të kërkoj një vizë: 'Qëndroj këtu për marrjen e një vize. Në maj dua të vizitoj miqët e mi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatkeqësisht ata nuk kanë hequr ende regjimin e vizave andaj më duhet të qëndroj në rradhë'.
Sipas këtij studenti nuk është e drejtë që për njërën palë të qëndrojnë rrugët e hapura për lëvizje e për tjetrën jo: 'Amerikanët mund të vijnë këtu kur të duan ndërsa ne duhet të përulemi këtu. Për një vizë ne duhet të lutemi dhe të paraqesim të gjitha dokumentet e mundshme, bile edhe gjendjen e llogarisë në banke e të dhëna tjera personale. Ka një muaj që merremi me këtë punë edhe pse duam që të shkojmë vetëm si vizitorë dhe kemi blerë ndërkohë edhe biletat. Por ne nuk e dijmë ende se a do të na lëshohen vizat'.
Nuk është çudi që politikanët çekë e kanë bërë këtë temë që do të diskutohet edhe në Uashington - njëjtë si shtetet tjera. Megjithatë kryeministri çek Topolanek, e di se për kërkesën e tij ai ka edhe çfarë të ofroj. Përfundimisht janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që duan të ndërtojnë në Çeki një stacion radar si pjesë të mbrojtjes antiraketore në Evropë. Kur Topolanek sot do të jetë mysafirë në Shtëpinë e Bardhë me siguri që kjo do të jetë një prej temave kryesore në bisedimet me presidentin Bush. Në mediat çeke flitet ndërkohë për një shkëmbim. Ngritja e një stacioni radarësh kundrejt heqjes së vizave për çekët.
Jo, tha edhe njëherë kryemninistri Topolanek. Ka gjëra më të rëndësishme për vendin e tij kur bëhet fjalë për temën e mbrojtjes antiraketore:'Qëllimi ynë është që të sigurojmë kushtet më të mira. Ne jemi të interesuar që firmat çeke të jenë pjesëmarrëse në ndërtimin e stacionit pasi që kjo është prioritet i qeverisë sonë që edhe ekonomia çeke të ketë përfitimet e saj'.