1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizitë historike e një delegacioni të serbëve të Kosovës në Tiranë dhe gjendja e minoritetit maqedonas në Shqipëri

28 Dhjetor 2009
https://p.dw.com/p/LFgd

Për herë të parë një delegacion me përfaqësues politikë të komunitetit serb nga Kosova ka vizituar këto ditë Tiranën. Kontaktet e tyre me zyrtarë të lartë në Shqipëri kanë pasur në fokus angazhimin për bashkëjetesë në Kosovë, forcimin e institucioneve demokratike dhe hapat e pakthyeshëm për integrimin euroatlantik të saj. Tirana zyrtare ka konfirmuar se do të kontribuojë me një fond modest prej 400 mijë eurosh për komunën e Graçanicës. Ndërkohë që nxit dhe modelin e binjakëzimit të njësive administrative të Shqipërisë me komunat në Kosovë, të cilat janë me shumicë serbe. Qeveria shqiptare është duke përgatitur edhe një vizitë zyrtare të presidentit Boris Tadiç në Tiranë.

Gollo Brdo është një nga rajonet më të varfëra jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe Evropë. Atje jetojnë edhe disa mijëra maqedonas. Me mbështetje financiare nga BE-ja, në fshatin Ostren, fëmijët maqedonas vijojnë kurse për të mësuar gjuhën e tyre amëtare.

Autorë: Arben Muka/ Vera Todorovska / Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Bahri Cani