1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putini fal Hodorkovskin

AP, AFP, Reuters / Amarildo Topi19 Dhjetor 2013

Presidenti rus Vladimir Putin ka falur bosin e naftës Mikail Hodorkovskin, i cili qëndronte në burg prej 10 vitesh. Lëvizja e paparashikuar erdhi gjatë një konference për shtyp me gazetarët.

https://p.dw.com/p/1Acfo
Fotografi: picture-alliance/dpa

Duke folur në një konferencë për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, Putin shpjegoi rolin e Moskës në marrëdhëniet aktuale me Ukrainën. Qeveria e Ukrainës është duke punuar për të ndaluar protestat, ku kërkohet dorëheqja e Presidentit Viktor Janukoviç, pas vendimit të tij për të mos vazhduar bisedimet me Bashkimin Europian.

U spekulua se ky veprim u mor, në mënyrë që Moska të mos zemërohej dhe Ukraina do të humbiste partnerin më të afërt tregëtar të saj. Në fillim të kësaj jave Putin ra dakord për t'i dhënë një kredi prej 11 miliard euro Kievit. Ai e mbrojti këtë lëvizje duke e quajtur të duhur për një vend fqinj.

Çështja e Ukrainës

"Ne shohim se Ukraina është në një moment të vështirë. Nëse ne themi se ata janë një komb vëlla, atëherë ne duhet të sillemi si të afërt dhe të ndihmojmë këtë komb", deklaroi Putin para gazetarëve. "Në asnjë mënyrë kjo nuk lidhet me protestat në Kiev apo bisedimet europiane me Ukrainën", shtoi ai.

Sipas marrveshjes, Kievi do të paguajë rreth 30% më pak për gazin rus. Marrëveshja e Janukoviçit me Moskën rriti më shumë protestat, edhe pse asnjë nga liderët nuk foli për një bashkim doganor. Protestuesit i tremben faktit se një marrëveshje e tillë po ndodh me Bashkimin Sovjetik.

Viktor Janukoviç dhe Vladimir Putin
Viktor Janukoviç dhe Vladimir PutinFotografi: picture-alliance/dpa

Dhuna e policisë për të shtypur protestat ka bërë që në drejtim të Janukoviçit të ketë kritika ndërkombëtare.

Amnisti për disidentët

Putin konfirmoi se për grupin Pussy Riot do të ketë amnisti, në bazë të një ligji të kaluar një ditë më parë në Parlamentin rus. Amnistia do të jetë e vlefshme edhe për 28 aktivistët e Greenpeace të arrestuar këtë vit, tha ai.

Me një lëvizje të paparashikuar, presidenti rus deklaroi gjithashtu se se do të falë Mikail Hodorkovskin. Bosi i naftës qëndron prej 10 vitesh në burg për mashtrim me taksat dhe shihej si një rival politik për Putin.

Në foto, Mikail Hodorkovski
Në foto, Mikail HodorkovskiFotografi: Alexey Sazonov/AFP/Getty Images

Nga Putin pritej të jepte përgjigje për disa pyetje në lidhje me të drejtat e njeriut. Komuniteti ndërkombëtar ka ngritur zërin për trajtimin e kritikëve të qeverisë dhe ndalimin e ‘propagandës homoseksuale'.

Snowden dhe NSA

Gazetarët pyetën Putinin edhe për Edward Snowden, ish-agjentin e NSA, i cili siguroi azil në Rusi këtë vit. Putin përsëriti edhe një herë rregullat e azilit, duke thënë se Snowden nuk mund të vazhdonte të publikonte informacione nga programi i përgjimit Amerikan.

Presidenti rus mbrojti edhe një program përgjimi elektronik, i cili ka alarmuar amerikanët, duke thënë se nuk ishte ‘një çështje për tu gëzuar, por as edhe për të patur keqardhje'. Luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, por duhen disa rregullime, shtoi ai.

Komentet erdhën një ditë pasi një panel ekspertësh i drejtuan një listë me 46 rekomandime presidentit të SHBA-së, Barack Obama, të cilat kishin të bënin me programin e dyshimtë të përgjimit dhe mbrojtjen e të drejtës së privatësisë të aleatëve të SHBA-së.