1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vlerësim për trupat shqiptare - Presidenti Bamir Topi në Irak

Arben Muka23 Dhjetor 2007

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi i ka vlerësuar forcat shqiptare në Irak si krenaria kombëtare. Topi i akordon kontigjentit të Dhjetë, Urdhrin "Shqiponja e Artë".

https://p.dw.com/p/CfWp
Presidenti i Shqipërisë, Bamir TopiFotografi: AP

Vizita e presidentit Topi që po mbahet nën masa të rrepta të sigurisë dhe mungesës së informacionit, synon që në këtë fundviti të kalojë disa çaste në kontigjentin e dhjetë të forcave shqiptare për t'i uruar për festat.

Gjatë komunikimit me familjarët e tyre në Tiranë presidenti i Republikës ka shprehur vlerësimin e tij për forcat shqiptare në Irak. Ata janë në gjendje shumë të mirë dhe po japin një kontribut maksimal në favor të paqes dhe stabilitetit, ka thënë Topi.

Topi i përshkroi ushtarakët shqiptarë si një krenari kombëtare. Presidenti ka shfrytëzuar këtë rast për t'i akorduar kontigjentit të dhjetë të trupave komando që kontribojnë në bazën e Mosulit, Urdhrin "shqiponja e artë", një vlerësim për angazhimin pesë vjeçar, krahas trupave të tjera multinacionale në Irak.

Megjithëse nuk ka asnjë detaj nga selia e presidencës në Tiranë, kjo për arsye sigurie, mësohet se gjatë vizitës në Mosul, presidenti Bamir Topi, shoqërohet nga ministri i mbrojtjes, Fatmir Sejdiu. Kjo është hera e parë që presidenti ndodhet në Irak, ndërkohë që një vizitë të ngjashme ka bërë afër tre vjet më parë, ish-presidenti, Alfred Mosisiu.

Në kuadër të vizitës që po bën gjatë fundjavës në Irak, presidenti i Republikës, Bamir Topi famlijarë të përmalluar kanë patur edhe mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me të afërmit që ndodhen aktualisht me detyrë në Mosul të Irakut.