1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Votim i fshehtë apo i hapur i dekreteve presidenciale për anëtaret e rinj të Gjykatës Kushtetuese?

Ani Ruci / Tiranë12 Qershor 2008

Seanca e sotme parlamentare treguese e unitetit apo përçarjes në rradhët e maxhorancës së djathtë qeverisëse. Pas tri javë bllokimi pritet që parlamenti të votojë për dekretet e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë

https://p.dw.com/p/EIQh
Parlamenti shqiptar
Parlamenti shqiptarFotografi: AP Photo

Rezultati i seancës së sotme do të jetë kuptimplotë për autoritetin kushtetues të Presidentit Bamir Topi dhe pavarësinë nga politika të drejtësisë. Kjo pasi maxhoranca e djathtë akuzon presidentin për shkelje të procedurave kushtetuese sepse ai dekretoi kandidaturat para marrjes së miratimit paraprak për ato nga Parlamenti. Opozita përkundrazi mbron Presidentin Topi dhe i vë emër akuzës së maxhorancës së djathtë ndaj Presidentit- përpjekje për të vënë nën kontroll Gjykatën e Lartë duke sjellë atje njerëz të PD .

Në kushte të tilla kryetarja e grupit parlamentar të socialistëve opozitarë, Valentina Leskaj kërkon votim të fshehtë të dekreteve presicdenciale për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. "Kërkojmë futjen në procedurë votimi tëdekreteve presidenciale dhe natyrish tme votim të fshehtë për pesë emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Nëtë kundërt do të gjendemi në një udhëkryq me një Gjykatë të Lartë të bllokuar dh enjë President Republike me autoritet kushtetues të cënuar." tha Zonja Leskaj.

Por për Astrit Patozin, kryetsarin e deputetëve demokratë thirrja e socialistëve opozitarë për votën e fshehtë fsheh interesa politike, që e përkthyer në një gjuhë më të qartë do të thotë se pesë kandidaturat janë njerëz të opozitës. "Maxhoranca nuk ka patur dhe nuk ka qëllim të cënojë pavarësinë e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Nxitimi i socialistëve përti votuar dekretet dherdeklarimi pro votës së fshehtë tregon interesin e tyre politik për kandidaturat," tha Astrit Patozi.

Duke vijuar praktikën e mungesës së konsensusit opozita dhe maxhoranca e djathtë do të paraqiten sot në Parlament me dy raporte të kundërta në përmbajtjen e tyre për procedurat kushtetuese të dekreteve presidenciale. Maxhoranca vulos shkeljen e tyre nga Presidenti Topi, opozita e merr në mbrojtje si zbatues rigoroz të Kushtetutës. Analistë të pavarur të Tiranës e konsideërojnë absurditet votimin e raporteve sot në Parlament. Çështja thelbësore mbetet mënyra e votimit të dekreteve e fshehtë apo e hapur. Nëse ajo do të jetë e fshehtë maxhoranca e djathtë rrezikon rrjedhjen e votave të saj në favor të Presidentit Topi.