1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Votohet shkarkimi i Sollakut

6 Nëntor 2007

Pas debatesh të ashpra parlamenti shqiptar miratoi raportin për shkarkimin e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

https://p.dw.com/p/C2uL
Parlamenti në Shqipëri
Parlamenti në ShqipëriFotografi: AP Photo

Dje në Tiranë përfundoi pas debatesh të ashpra në parlament odiseja e gjatë e çështjes Sollaku. Parlamenti i Shqipërisë votoi mbrëmë pas debatesh me 77 vota pro, 37 kundër dhe 3 abstenime raportin, i cili kërkon presidentit të Republikës shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

Sollaku akuzohet për uljen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar e per lidhje me krimin. Në emër te komisionit hetimor parlamentar, raportin përfundimtar e paraqititi kryetari Ferdinand Xhaferri, deputet i mazhorancës. Në raport thuhet se janë mbyllur dosje të çështjeve të rënda, ndërkohë që nga ana e Prokurorisë është penguar procesi i ekstradimeve për autorë të veprave të rënda kriminale.

Sollaku më parë i kishte hedhur poshtë akuzat duke e komentuar kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e tij si kërkesë politike dhe dhunim të kushtetutës. Sipas Sollakut, nga komisioni hetimor nuk ishte vënë në dispozicion asnjë fakt dhe se gjithshka ishte e paravendosur. Akuzat ai i quajti të turpshme dhe antikushtetuese dhe që lidheshin me hetimin që Prokuroria kishte nisur për rrugën Durrës Kukës, ku ishte implikuar dhe një anëtar i qeverisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e vlerësoi pozitivisht miratimin e raportit për shkarkimin e Sollakut. Ai i bëri thirrje opozitës socialiste të mos identifikohet me Sollakun. Pas miratimit të raportit në parlamenti, tanime pritet vendimi i presidentit të Republikës për shkarkimin e Sollakut.