1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vuçiç zgjidhet President i Serbisë

2 Prill 2017

Kryeministri i Serbisë deklaroi se zgjedhësit e tij mbështetën rrugën e Serbisë për në BE dhe lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.

https://p.dw.com/p/2aWqP
Serbien Präsidentschaftswahlen Sieger Aleksandar Vucic
Fotografi: Reuters/A. Bronic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është zgjedhur që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale President i Serbisë. Kjo rezulton nga llogaritjet e përafërta. Këtë e bëri të ditur një sondazh i publikuar, i kryer pas votimit nga Instituti Demoskopik, Ipsos. Sipas këtyre të dhënave, 47-vjeçari arriti që në raundin e parë të votimeve të marrë 55 përqind të votave. Kjo i bën të panevojshme zgjedhjet e balotazhit. 

Serbien Aleksandar Vucic
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/D. Vojinovic

Vuçiç e shpalli veten fitues dhe tha se serbët ia kishin dhënë votën politikës së tij të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke ruajtur lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

"Për mua ka rëndësi që kjo zgjedhje konfirmoi që një shumicë e madhe qytetarësh serbë mbështesin vazhdimin e rrugës evropiane, duke ruajtur lidhje të ngushta me Kinën dhe me Rusinë", deklaroi Vuçiç para mbështetësve. AUD