1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vuajtjet e nxënësve të rrëmbyer nga IS

Kersten Knipp5 Nëntor 2014

Rreth 150 studentë kurdë u mbajtën rob dhe u torturuan për muaj të tërë nga organizata terroriste "Shtetit Islamik". Fati i tyre flet për humbjen e vlerave etike në pjesën më të madhe të botës arabe.

https://p.dw.com/p/1DgxC

Fati i tyre i keq ishte se bënin pjesë në krahun tjetër, te të ashtuquajturit "të pafe". Rreth 250 nxënës kurdë në pasditen e 29 majit po ktheheshin nga shkolla në qytetin sirian Kobane. Rrugës ato u rrëmbyen nga milicët e organizatës terroriste „Shteti Islamik" (IS). Rreth 100 vajzat e grupit rrëmbyesit i liruan pas disa orësh. Por për djemtë filloi një martirizim, që do të zgjaste disa muaj.

Terroristët i dërguan në një shkollë, të pushtuar prej tyre në qytetin Manbij, 55 kilometër larg Kobanes. Në javët në vazhdim ata liruan fillimisht 50 nxënës. Më vonë u lanë të lirë edhe të tjerë, derisa në fund të gjithë nxënësit u lanë të lirë.

Torturojnë, se u do qejfi

Por koha deri atëherë ishte një torturë. Organizata për të drejtat e njeriut "Human Rights Watch" (HRW) ka intervistuar disa nga pengjet e liruara dhe pohimet e tyre i ka dokumentuar në linkun e sapopublikuar:http://www.hrw.org/news/2014/11/04/syria-isis-tortured-kobani-child-hostages:Bericht#

Demonstrata prokurde në Stamboll
Demonstrata prokurde në StambollFotografi: Ozan Kose/AFP/Getty Images

Sipas rrëfimeve të tyre nxënësit janë rrahur me kabllo elektrike dhe me zorrë gome. Edhe mjete të tjera të tjera janë përdorur për t'i torturuar. "Mua më futën një herë në një rrotë makine dhe më qëllonin“, tregon një nga nxënësit e intervistuar nga HRW. "Nganjëherë rrëmbyesit gjenin edhe shkaqe për të na rrahur.“

#bRrëmbyesit i detyronin viktimat e tyre që të mësonin përmendësh pjesë nga Kurani. Nëse ata nuk e arrinin t'i mësonin, atëherë i rrihnin. Ata po ashtu i detyronin të luteshin pesë herë në ditë. Nëse harronin, keqtrajtoheshin gjithashtu. Dënime kolektive kishte gjithmonë, kur një apo disa djem prej tyre mundnin të arratiseshin. Në këtë rast ata dënoheshin edhe duke u lënë pa ngrënë. Përveç kësaj të miturit detyroheshin të shikonin edhe video me prerje koke.

Djemtë mbaheshin në dhoma të ndryshme, nga të cilat nuk lejoheshin të largoheshin. Kur dikush prej tyre shkonte në dhomën e shokëve dhe kapej e lidhnin dhe e varnin në një pozicion, që i shkaktonte dhimbje. Djali fillonte të qante dhe thërriste nënën. Atëherë torturuesit i thonin se duhej të thërriste Zotin dhe jo nënën.

Nxënësit tregojnë se në mesin e rrëmbyesve përveç bashkëkombasve të tyre sirianë kishte edhe jordanezë, libianë, tunizianë, si dhe shtetas të Arabisë Saudite. "Por rojet siriane ishin më të tmerrshmet dhe na qëllonin me brutalitetin më të madh“, tregon njëri nga të rrëmbyerit.

Humbje e vlerave etike

Sadizmi i rrëmbyesve, që vazhdoi disa muaj hedh edhe një herë dritë mbi kushtet politike, kulturore dhe psikologjike, që mbizotërojnë në pjesë të tëra të botës arabe. Sipas mendimit të shumë intelektualëve Lindja e Mesme në dhjetë vitet e fundit ka pësuar një rënie të paparë të kulturës politike, si dhe të standardeve etike. Kësaj i kanë shërbyer sipas mendimit të tyre si regjimet represive laike, ashtu edhe monarkitë konservatore të Gadishullit Arabik. "Bota arabe," shkruante gazetari dhe shkrimtari Samir Kassir, "është i vetmi rajon, në të cilin defiçiti demokratik shtrihet në pothuajse të gjitha vendet . Me rezultatin se diktatura, edhe në qoftë se ajo aktualisht zotëron vetëm në tre vende Irak, Siri dhe Libi, hedh hije në të gjithë pjesën tjetër të rajonit, i bën pseudo-demokracitë që të duken në një dritë të zbehtë dhe minon liritë."

Pasojat e kësaj diktature, shkruante Kassir në librin e tij të famshëm " "Considérations sur la malheur arabe", ("Refleksione mbi fatkeqësinë arabe") kanë çuar në një dhunë të pashembullt politike. Kassir kishte të drejtë. Ai u vra tragjikisht para shtëpisë së tij në Bejrut nga një bombë në makinë në qershor 2005. Përkrahësit e tij fajësojnë sistemin sirian të Asadit për atentatin. Kassir kishte kërkuar vazhdimisht tërheqjen e trupave siriane nga Libani".

Fëmijë të refugjatëve kurdë nga Siria në Turqi.
Fëmijë të refugjatëve kurdë nga Siria në Turqi.Fotografi: Reuters/Murad Sezer

Edhe shkrimtari palestinezo-libanez Elias Khoury i shikon arsyet e dhunës në sundimin e regjimeve të korruptuara të dhjetëvjeçarëve të fundit. "Në vend që të krijonin drejtësinë sociale të premtuar, ata shkatërruan shtresat e mesme, i bënë të varfrit më fukarenj, shkatërruan vlerat morale dhe lanë pas një shoqëri të pambrojtur para çdo sulmi”, shkruan Khoury në esenë e tij në portalin e Internetit Qantara.

"Shteti Islamik" si pasardhës i diktaturave arabe

Brutaliteti i këtyre regjimeve kishte bërë që njerëzit të mësohen me dhunën, të pranonin të drejtën e më të fortit dhe të mos besonin dot më në format paqësore të bashkëjetesës. Një barbari e përgjithshme gjeti përhapje. Kjo u përkeqësua edhe më shumë pas dështimit të revolucioneve arabe dhe nga zhgënjimi i shpresave, që ishin varur tek ai. “Pyesni gratë në Irak, Siri dhe Libi, si janë rrëmbyer dhe dhunuar nga bandat, që sundonin atëherë, dekada para se një kalif Baghdadi dhe luftëtarët e tij të bënin thirrje për vrasje dhe skllavërim. Ushtria e Kalifatit është vetëm një kapitull i ri i këtij zvetënimi dhe përmbyll atë, që diktatorët e mëparshëm nuk e kishin bërë akoma. "

Viktima të kësaj dhune janë bërë edhe nxënësit kurdë. Ata kanë shpëtuar gjallë. Por edhe vuajtjet e tyre tregojnë se sa e vetëkuptueshme është bërë dhuna apo ushtrimi i dhunës për disa njerëz në Lindjen e Mesme.