1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kroacia bllokon Serbinë

13 Dhjetor 2016

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq bojkoton takimet në Bruksel, për shkak të bllokadës së Kroacisë. Vuçiqi kërcënon ndërsa Berlini nuk është dakord me bllokadat.

https://p.dw.com/p/2UBSa
Serbien Premierminister Aleksandar Vucic
Fotografi: picture alliance/AP Photo/D. Vojinovic

Vuçiqi do të bojkotojë ceremoninë e hapjes së kapitujve në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, në qoftë se Kroacia vazhdon me bllokimin e hapjes së kapitullit 26 (për arsim dhe kulturë), njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA. "Mjaft më me kushtëzime", tha Vuçiqi, i cili bëri të ditur se do të largohet nga Brukseli dhe do të kthehet në Beograd.

Zagrebi ka kërkuar përmirësimin e pozitës së minoritetit kroat në Serbi, në veçanti të lëndës mësimore në shkolla. Vuçiq e konfirmoi vendimin e tij pas takimit që zhvilloi me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Deutschland Kroatischer Ministerpräsident Andrej Plenkovic in Berlin
Merkel dhe PlenkoviqFotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

DPA njofton se kancelarja gjermane Angela Merkel në mënyrë indiskrete e ka "paralajmëruar" të hënën (11.12) kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq, se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen me marrëveshje bilaterale mes vendeve dhe jo në nivelin e BE-së. Kështu është shprehur Merkel në konferencën për shtyp, pas takimit në Berlin me kryeministrin kroat.

„Vuçiqi ka humbur nervat", e komentojnë mediat kroate sjelljen e kryeministrit serb në Bruksel, duke e quajtur atë si "hap të befasishëm", shkruan DPA. Të martën (13.12) në Bruksel, në kuadër të negociatave të Serbisë me BE-në do të duhej të hapen kapitujt 5 (furnizimet publike) dhe 25 (shkenca dhe hulumtimet). Ndërsa kapitulli 26 sipas të gjitha gjasave nuk do të hapet.

Vuçiqi ka deklaruar para disa ditësh se llogarit me futjen e "vendit të tij të varfër" në BE deri në vitin 2025. Agjencia DPA deri tani është e vetmja nga hapsirat gjermanofolëse, të cilat i kanë kushtuar vëmendje kësaj çështjeje.

 

bc/dpa