1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Westerwelle dënon tendencat e antisemitizmit në Evropë

(dpa) Esat Ahmeti6 Maj 2013

Në një fjalim në Kongresin Botëror të Hebrejve, ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle kërkoi angazhim më të madh kundër antisemitizmit në Evropë.

https://p.dw.com/p/18T1A
Fotografi: Reuters

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) në fjalimin e tij në Kongresin Botëror të Hebrejve, që po zhvillon punimet në Budapest të Hungarisë, i dënoi sulmet ndaj qytetarëve hebrej dhe frymën e antisemitizmit. "Antisemitizmi nuk ka vend, as në Berlin, as në Budapest dhe askund në Evropë apo në botë", tha të hënën (06.05.) shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle. Qytetarët hebrej duhet të mbrohen nga sulmet. Bashkarisht me ta Gjermania do të angazhohet për të drejtat e njeriut, demokracinë, lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Përveç kësaj, ekziston e drejta e popullit të Izraelit për të mbrojtur atdheun e vet. Në të njëjtën kohë qëllimi i Izraelit dhe i fqinjëve të tij në botën arabe duhet të jetë arritja e një bashkëjetese paqësore, theksoi ministri i Jashtëm gjerman. Prandaj një program bërthamor iranian është i papranueshëm. Westerwelle falënderoi komunitetin hebraik dhe Kongresin e Hebrejve, për integrimin e plotë të herejve në shoqërinë gjermane dhe evropiane.

Jüdischer Weltkongress in Budapest
Fotografi: Attila Kisbenedek/AFP/Getty Images

Orbán hedh poshtë akuzat për prirje antisemitiste në Hungari

Kongresi Botëror i Hebrejve, sipas informacioneve nga qarqete vet kongresit, vendosi që sivjet t'i zhvillojë punimet pikërisht në Budapest për shkak të sulmeve në rritje ndaj përfaqësuesve të organizatave hebraike në Hungari. Ky do të jetë një mesazh drejtuar këtij vendi, ku sot është vendosur komuniteti i tretë më i madh hebraik në botë, thuhet në faqen e internetit të Kongresit. Sipas raporteve të mediave kryeministri hungarez Viktor Orbán i ka hedhur poshtë si të pabaza kritikat ndaj qeverisë së tij dhe prirjes antisemitiste në Hungari. Por ndpnëse ai u shpreh qartë kundër antisemitizmit duke theksuar se kritikat janë "krejtësisht të papranueshme" dhe se qeveria ka treguar "zero-tolerancë" kundër antisemitimiz, Orbán nuk solli asnjë shembull të vetëm për ta provuar këtë.

Në vend të kësaj Orbán u tregoi delegatëve të Kongresit se jo në Hungari, por diku tjetër në Evropë rrihen nxënësit herbrej dhe kryhen sulme kundër sinagogave. Një identitet i fortë kombëtar dhe i krishterë, për të cilin punon qeveria e tij, është baza më e mirë për njohje dhe respekt të ndërsjelltë, deklaroi Orbán.