1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Westerwelle në Beograd: BE-ja konsideron se shanset për tryezë bisedimesh janë në Bruksel e jo në Nju Jork

Vilma Filaj-Ballvora26 Gusht 2010

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë po zhvillon një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor - Pas Beogradit kreu i diplomacisë gjermane viziton Prishtinën

https://p.dw.com/p/OxGx
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Beograd 26.08.2010
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Beograd 26.08.2010Fotografi: picture alliance / dpa

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle deklaroi sot në Beograd se Bashkimi Evropian mbështet bisedimet e drejtpërdrejta në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ato duhet të zhvillohen në Bruksel e jo në Nju Jork. "Dialogu për çështjet praktike dhe kushte më të mira jetese është i domosdoshëm. Bashkimi Evropian i konsideron se shanset për një tryezë bisedimesh janë në Bruksel e jo në Nju Jork", tha Westerwelle para studentëve të Universitetit të Beogradit.

Megjithatë Westerwelle shtoi se pajtimi mund të arrihet vetëm, nëse Beogradi ballafaqohet me realitetin. Ai i kujtoi të pranishmit se pavarësia e Kosovës është realitet dhe se harta gjeografike e Evropës Juglindore është vizatuar dhe e përfunduar. Westerwelle në Beograd u takua edhe me presidentin Boris Tadiç, kryeministrin Mirko Cvetkoviq dhe ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç dhe Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Beograd 26.08.2010
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç dhe Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Beograd 26.08.2010Fotografi: AP

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç pas takimit me Ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle falenderoi për mbështetjen që jep Gjermania në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Kjo mbështetje është kyçe thotë Jeremiç, se pa këtë mëbshtjetje nuk mund të arrihet ky qëllim. Jermiç theksoi se ka diskutuar për të gjitha çështjet edhe për ato për të cilat nuk kanë rënë dakord. "Mund të them edhe pse nuk ekziston unanimiet i plotë ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë kur është fjala për Ballkanin Perëndimor do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë ngushtë për sendërtimin e konsensusit në të gjitha çështjet më të rëndësishme."

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle theksoi gjithasht mbsëhtetjen e Gjermanisë për rrugën e Serbisë drejt BE-së por theksoi se duhen respektuar edhe kriteret. Këtu bëjnë pjesë edhe marrëdhëniet e mira me fqinjët, të cilat janë shumë të rëndësishme për Gjermaninë", tha Westerwelle. rreth statusit ka ende çësthje për të cilat duhet të bisedojmë dhe këtu në mes nesh ka dallime, të cilat nuk dëshirojmë t'i fhsehim. Ministri i jashtëm gjerman në këtë rast iu shmang përsëritjes se pavarësia e Kosovës është realitet dhe deklarata e tij ishte në ton diplomatik. Pyetjes se çfarë humbet Serbia nëqoftëse vazhdon të ndjekë të njëjtën politikë ndaj Kosovës Westerwelle iu përjgigj. "Të gjithë ne e kuptojmë se anëtarësia e vendeve të Ballkanit perëndimor në Evropë është shumë e rëndësishme. BE hap shanse për zhvillim ekonomik dhe ky është një synim, për të cilin ia vlen të punon me intensitet. Për këtë nevojitet fleksibilitet dhe jo konfrontim.

Ministri Jeremiç në fund iu përgjigj hapur pyetjes, nëse Serbia do të heqë dorë nga rezoluta për Kosovën në Asmblenë e Përgjithshme të OKB-së: "Serbia nuk do ta tërheqë rezolutën, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ne jemi të gatshëm për bisedime konstruktive në të gjitha çështjet edhe në atë të rezolutës. Ajo që është e sigurtë është se Serbia nuk mund ta mbështesë vendimin që ndoshta nuk do ta vinte në diskutim pavarësinë e Kosovës.

Autor: Ivica Petrovic / Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora