1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Westerwelle: "Paqja e Evropës mbrohet edhe në Kosovë"

11 Gusht 2011

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle u ka bërë në Prishtinë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të zgjidhin në një kohë të afërt konfliktin kufitar.

https://p.dw.com/p/12EzD
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido WesterwelleFotografi: AP

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle theksoi rëndësinë e këtij problemi për të gjithë Evropën. "E ardhmja e Evropës bëhet edhe këtu, dhe paqja e Evropës mbrohet edhe këtu", tha ministri i Jashtëm gjerman pas një takimi në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Koha e konfklikteve të dhunshme përgjatë vijave etnike në Evropë duhet të marrë fund, tha Westerwelle.

Thaçi falenderoi për ndërmjetësimin e KFOR-it në konfliktin në veriun e Kosovës. Njëkohësisht ai e bëri të qartë se konflikti, nga pikëpamja e tij qe i nevojshëm "për të krijuar një realitet të ri për shtetin juridik". Mosmarrëveshjet kufitare u ndezën pas vendimit të qeverisë kosovare, për të vendosur një bllokadë për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Sipas ministrisë së Jashtme gjermane, sot është planifikuar edhe një fluturim i Westerwelle-s në zonën kufitare të konfliktit në veri të Kosovës.

Autor: Auron Dodi (dpa)

Redaktoi: Esat Ahmeti