1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Westerwelle viziton njërën prej dy pikave kufitare në veri të Kosovës

11 Gusht 2011

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle, nën përcjelljen e komandantit të KFOR-it, Erhard Bühler, sot ka vizituar edhe pikën kufitare në Jarinjë.

https://p.dw.com/p/12FJB
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido WesterwelleFotografi: picture alliance/dpa

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle në njërën nga dy pikat kufitare të djegur ditë më parë nga protestuesit serb, ka arritur me helikopter i cili ka ateruar në bazën e KFOR-it ‘Nothing Hill'. Për shkak të masave paraprake të sigurisë nga ana e KFOR-it, përveç gazetarëve që po shoqëronin ministrin gjerman, të tjerëve nuk iu është lejuar futja deri në pikën kufitare dhe vizitën e kanë përcjellur nga distanca. Më parë, kryediplomati gjerman Westerwelle është takuar edhe me shefin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhak, përfaqësuesin Special të BE-së, Fernando Gentilinin si dhe me ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno.

“Diskutuam rreth punës së EULEX-it pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës. Unë e informova ministrin për punën e përditshme me institucionet e Kosovës për një sistem të gjyqësisë i cili ndan drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë shefi i EULEX-it de Marnhac. Ai shprehu mirënjohje për ministrit e Jashtëm gjerman Westerwelle, për përkrahjen e dhënë EULEX-it rreth punës për forcimin e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën.

Autore: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Esat Ahmeti