William martohet me Kate
29 Prill 2011Pas ceremonisë martesore Princi britanik William dhe Kate Midleton kanë festuar deri në orët e vona të natës. Në praninë e 1900 të ftuarve në kishën Westminster u zhvillua të premten në mesditë ceremonia martesore e Princit William me Kate Middleton. Nipi 28 vjeçar i mbretëreshës, është pas babait të tij Charles numri dy në dinastinë mbretërore britanike. Pas ceremonisë William dhe Kate kaluan nëpër rrugët e Londrës deri në Pallatin Buckingham të ndjekur me kureshtje nga njerëzit dhe më pas ata dolën në ballkon për të përshëndetur masën e njerëzve dhe duke ofruar puthjen tradicionale që entuziazmoi britanikët.
Çifti do të mbajë pas martesës titullin duka dhe dukesha e Cambridge, njoftoi shtëpia mbretërore Në mbrojtje të nuses dhe dhëndrit dhe të ftuarve si David dhe Victoria Beckham, apo Elton John ishin në dispozicion disa mijëra forca të sigurisë.
Mijëra spektatorë nga Londra dhe nga e gjithë bota u përqoqën të shihnin makinat me çiftin mbretëror. Një 36 vjecare nga Frankfurti thotë "Preva biletën e avionit, sapo mora vesh, që do täë martohen", Në të gjithë mbretërinë janë planifikuar disa mijëra festime. Në mbarë botën sipas vlerësimeve të qeverisë britanike ceremoninë e ndjekin rreth 2 milionë teleshikues.
Autor dpa/mck
Redaktoi: av