1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zbulohet një celulë terroriste nga Kosova në Itali

qu/rb (dpa, APE, rtre)1 Dhjetor 2015

Në Itali dhe Kosovë janë arrestuar katër islamistë të dyshuar nga Kosova. Hetuesit ishin alarmuar sidomos prej një kërcënimi ndaj Papa Françeskut.

https://p.dw.com/p/1HFaj
Fotografi: picture-alliance/Photoshot/D. Balducci

"Mbajeni mend se pas këtij nuk do të ketë më Papë, ky është i fundit," duhet të kenë postuar ata në internet. Prokurori që drejton hetimet, Tommaso Buonanno, tha në një konferencë shtypi në Brescia në Italinë veriore, se ky postim i kishte detyruar autoritetet italiane të ndërhynin shpejt. Operacioni ishte një operacion i përbashkët i policisë në Itali dhe Kosovë. Të arrestuarit ishin katër shqiptarë nga Kosova.

Drejtuesi i dyshuar i celulës terroriste u arrestua, sipas njoftimeve në Kosovë. Ai kishte jetuar më parë në Itali dhe konsideroht si mbështetës i milicisë terroriste "Shteti Islamik" (IS). Atij iu gjetën edhe armë, njoftoi prokuroria. Po ashtu ai ishte përpjekur për të rekrutuar edhe në Kosovë muslimanë për të luftuar në Siri dhe Irak. Tre personat e tjerë, meshkuj, u arrestuan në Itali. Bazë italiane e celulës terroriste ishte në provincën e Brescia-s. Bastisje ka pasur edhe në Vicenza, Padova dhe Perugia.

Razzia gegen Terrorverdächtige in Italien
Fotografi: Italian Police/Handout via Reuters

Kërcënim për vepra të tjera të përgjakshme

Autoritetet italiane kanë frikë se terroristët islamikë mund të përdorin të martën e ardhshme kur fillon "Vitii i Shenjtë" i Kishës Katolike si shkak për sulme ndaj të krishterëve dhe qendrave historike në Romë. Prej disa javësh përpara kishave dhe ndërtesave antike shihet prania e policisë ushtarake.

Kosovarët e arrestuar kishin kërcënuar në Facebook edhe ish-ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracy Ann Jacobson. Po ashtu ata përmendnin edhe Francën si objektiv për sulme të mëtejshme. Po ashtu ata kanë përshëndetur në internet edhe sulmet e Parisit.

Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, tha se grupi i dyshuar terrorist u gjet falë mbikqyrjes intensive të internetit. "Bashkëpunimi policor ndërkombëtar ka funksionuar mirë", shtoi ministri.