1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zeniti i Shën Petërburgut fiton kupën UEFA në futboll

Elert Ajazaj15 Maj 2008

Ky është titulli i parë evropian në historinë e klubit

https://p.dw.com/p/E0Cw
Lojtarë të Zenitit.Fotografi: AP

Një nga klubet më të mira ruse Zenit Shën Peterburg ka fituar kupën UEFA në futboll. Në finalen e luajtur në Manchester mundësi në gjysmëfinale i mbajtësit të titujve rekord në Gjermani Bajernit të Mynihut fitoi me rezultat 2:0 kundër Glasgow Rangers. Golat u shënuan nga Denisov dhe Cirianov në pjesën e dytë.

Zeniti ishte në tërësi ekipi me përgatitjen më të mirë teknike. Fitorja e kupës prej rusëve ishte plotësisht e merituar pas eliminimit të ekipeve evropaine ne emër. Kampionët e Rusisë do të jenë pjesëmarrës në edicionin e ardhshëm të ligës së kampionëve. Edhe për trajnerin holandez të Zenitit, Dick Advocaat, ky ishte titulli parë në rrafsh evropian.