1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Zgjedhjet para zgjedhjeve" - Zgjedhjet për Parlamentin Evropian luajnë rol kyç për zgjedhjet parlamentare gjermane të vjeshtës

30 Maj 2009

Më 7 qershor qytetarët e Evropës do të zgjedhin parlamentin e ri. Me këtë rast partitë në Gjermani hedhin me një sy vështrimin edhe drejt zgjedhjeve parlamentare në fund të shtatorit.

https://p.dw.com/p/I0SP
Qytetarër e BE-së zgjedhin më 7 qershor Parlamentin e ri EvropianFotografi: picture-alliance/dpa

Në zgjedhjet për parlamentin Evropian ka një problem, sidomos për partitë e mëdha: Pjesëmarrja e ulët në votime. Që prej zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta për parlamentin e Evropës në vitin 1979 kjo ka rënë nga 65,7 Prozent në 43,0 Prozent në vitin 2004. Dhe kësaj here mund të bjerë edhe më tepër. Shumë qytetarë nuk e konsiderojë si të rëndësishëm parlamentin e Evropës. Në rast se partia e preferuar është pjesë e qeverisë në Berlin dhe njëri apo tjetri nuk është i kënaqur me punën e saj, atëhere ai apo ajo qëndron në shtëpi dhe nuk shkon të votojë. Dhe për momentin në qeveri janë dy partitë e mëdha CDU dhe simotra bavareze CSU si dhe SPD.


Merkel shpreson se pjesëmarrja në votime do të jetë e lartë

Merkel in Estland Merkel kritisiert Entscheidung Medwedews
Kancelarja gjermane Angela Merkel bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershoritFotografi: AP


Për këtë në fazën përfundimtare të fushatës elektorale kancelarja dhe kryetarja e CDU-së Angela Merkel bëri të qartë:

"Ne shpresojmë për një pjesëmarrje të mirë në votime, të paktën për këtë do të punojmë në këtë kohë të shkurtër që na ka mbetur, që t'i motivojmë njerëzit që ata të shohin se sot shumë vendime për ne merren në Evropë dhe se prandaj është e rëndësishme që aty të jenë të përfaqësuara fort forcat tona politike.“


Në radhët e simotrës bavareze të CDU-së, tek CSU-ja, ndoshta në fshehtësi shpresohet se fushata mobilizuese e Merkelit nuk do të ketë shumë sukses. Në rast se CSU do të dalë me rezultate modeste si në zgjedhjet për parlamentin e Landit vjeshtën e kaluar, dhe në rast se pjesëmarrja në votime në Bavari do të jetë nën nivelin mesatar të federatës, atëhere kjo parti në rastin më të keq mund të fluturonte prej parlamentit të Evropës.


Kjo sepse votat e mbledhura në Bavari duhet të përbëjnë të paktën 5% të votave të dhëna në të gjithë Gjermaninë, ndryshe hyn në fuqi klauzola bllokuese. Katër muaj para zgjedhjeve për Bundestagun një gjë e tillë do të ishte një dizastër për të gjithë unionin e përbërë nga CDU und CSU.


Në kohën kur u zhvilluan zgjedhjet e fundit për parlamentin e Evropës ishin në qeveri socialdemokratët dhe të gjelbrit. Asokohe, në vitin 2004, qeveria e Shrëderit ishte në momentin më të keq. Këtë gjë e ndjeu vetëm SPD-ja, sepse një pjesë e elektoratit të saj kaloi në anën e PDS-së, sot Partia e Majtë, kurse një pjesë e madhe nuk mori pjesë në votime.


Rezultati i tmerrshëm i asaj kohe prej 21,5% përbën sot një përparësi, sepse tani kjo shifër mund të shkojë vetëm më lart, aq më tepër që SPD mund ta shfrytëzojë krizën ekonomike për t'u distancuar prej partnerit të saj në koalicion. Sekretari i përgjitshëm i saj Hubertus Heil u shpreh:

"Unioni vë në Evropë tregjet përpara njerëzve, ata duan që në Evropë të guxojmë për më tepër kapitalizëm. Ne sovialdemokratet themi: Prioritet duhet të kenë njerëzit, për këtë angazhohemi për një Evropë sociale.“


Të gjelbrit gjermanë bëjnë thirrje pë një Evropë më sociale


Tritin spricht auf Parteitag
Dashamirësi i Evropës dhe kandidati i të gjelbërve gjermanë për zgjedhjet e Bundestag-ut, Jürgen Trittin.Fotografi: AP

Edhe të gjelbrit, partneri që dëshiron SPD-ja për koalicion, i mëshon së njëjtës ide. Kandidati i kryesor i partisë ekologjike për zgjedhjet për Bundestagun, Jürgen Trittin, u shpreh gjatë fushatës për zgjedhjet për Evropën:

"Unioni e keqpërdor Evropën për ta çmontuar shkallë-shkallë shtetin social. Përgjigja jonë duhet të jetë: Ne duam më tepër Evropë, sepse edhe ne duam një Evropë më sociale.“


Partia e Majtë nuk do që socialdemokratët dhe të gjelbrit të luajnë kartën sociale. Kryetari i saj Lothar Bisky thotë se gjatë kohës që këto parti ishin në pushtet e penguan aplikimin e një rroge minimale në Gjermani dhe nuk e hodhën idenë e saj në Evropë duke i hapur rrugën kështu dumpingut social në Gjermani. Partia e Majtë e prezanton kështu veten si e vetmja alternativë ndaj një politike që çoi në krizë.


Si një rezervuar i atyre, të cilët mendojnë se për shkak të krizës ekonomike partitë e tjera janë larguar së tepërmi nga parimet e ekonomisë së tregut, e ofron veten partia liberale FDP. Në rast se u beson anketimeve me këtë liberalët mund të kenë një lloj suksesi. Për partitë e mëdha edhe kjo nuk do të thotë ndonjë gjë të mirë.


Autorë: Peter Stützle/ Angelina Verbica

Redaktoi: Sonila Harasani