1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet presidenciale në SHBA

8 Janar 2008

Në shtypin gjerman komentohet lufta elektorale në SHBA.

https://p.dw.com/p/Cler
Kandidatët demokratë: Senatori Barack Obama dhe senatorja Hillary ClintonFotografi: AP
Analistët gjermanë marrin nën lupë dukurinë Obama, ja se si komenton berlinezja "Tagesspiegel":
"Kampi i Hillary Clinton-it nuk mund ta besojë: na vjen një senator i ri zezak, i cili ende nuk ka përvojë politike dhe i rrëmben asaj emërimin si kandidate e demokratëve për presidente, gjë që ajo e konsideronte mëse të sigurt. (...) Ajo është mishërim i kompetencës. Por ai fiton zemrat. Masa e njerëzve nxiton për tek Barack Obama dhe pret me orë të tëra pa u ankuar. (...) Amerika është në prag të hapjes së nja kapitulli të ri në historinë e saj, thotë Obama. Ai premton pajtim të racave, të klasave, të kampeve politike. (...) Bushi e ka përçarë shoqërinë, por në fakt kjo ka nisur qysh nën Bill Clinton-in. E SHBA nuk duan të kthehen aty ku kanë qenë."
"Süddeutsche Zeitung" që del në Mynih vëren: "Barack Obama do të ishte kandidati më i keq, madje edhe rreziku më i madh për demokratët në garën për president përballë një republikani robust si John McCain. Kush lexon fjalimet e Obamës, kush analizon karrierën e tij politike, kush i ka studjuar nga fillimi deri në fund prezantimet e tij në publik, do ta kutpojë që më e shumta ai ka talent politik. Por njëkohësisht ky kandidat të çorienton, sepse ai është jashtëzakonisht i pakapshëm, elastik dhe pa brumë. Teksa në vjeshtë Obama luhatej në shkallën e popullaritetit, kjo kishte një arësye: ai ishte i pakapshëm."