1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjerohet zona e Shengenit - Përvoja e Çekisë pas hapjes së kufijve me fqinjët

Polák, Pavel 11 Janar 2008

Qarkullimi i lirë pa kontrolle doganore në kufijtë e vendeve të antarësuara në 2004 u festua prej qytetarëve para pak javësh. Me heqjen e kontrolleve janë shmangur edhe postulatet e perdes së hekurt.

https://p.dw.com/p/Cnuf
Harta e zonës së Shengenit, me të verdhë vendet e sapoantarësuaraFotografi: AP GraphicsBank
Edhe kufiri i gjatë mes ish-Çekosllovakisë, Gjermanisë dhe Austrisë ka qenë simbol dhe pjesë e luftës së ftohtë. Deri në ditën e kthesës ky kufi mund të kalohej vetëm me lejen e policisë së shtetit, gjë që për qytetarin e thjeshtë ishte shumë e vështirë të arrihej. Pikërisht edhe për këtë arësye heqja e kontrolleve kufitare është nje ngjarje krejt e veçantë.
Përpara tri javësh u festua zgjerimi i zonës së Shengenit në trikëndëshin kufitar gjermano-çeko-polak. Kryeministri Mirek Topolanek ashtu si dhe shumë të ftuar të tjerë në këtë ditë të rëndësishme ka kujtime krejt personale: “Mua më kujtohet nëntori i vitit 1989, kur premë telat me gjemba dhe kur unë për herë të parë shkova në Vjenë, ku në rrugën "Mariahilfe" bleva një fritëze. Unë besoj, se shumë nga bashkëatdhetarët e mi kanë kujtime të ngjashme. Sot ne kemi përfunduar një proces, që e filluam në vitin 1989 me prerjen e telave me gjemba dhe me fitoren e lirisë."

Qytetarët nuk duhet të tregojnë më pasaportat

Deutschland Tschechien Grenze Grenzkontrolle
Kontrollet e fundit në kufirin gjermano-çek më 20 dhjetor 2007Fotografi: AP


Një shofer në skajin tjetër të republikës, në pikëkalimin kuiftar çeko-polak Dolni Dvoriste-Vullovic shprehet po me kaq kënaqësi për këto ndryshime praktike: “Më në fund nuk më duhet të hap dritaren për të treguar pasaportën apo letërnjoftimin. Kjo është një mrekulli.”
Antarësimi në zonën e Shengenit nuk jep vetëm shpresa, por edhe pak mosbesim. Bashkësitë në zonat kufitare e shohin heqjen e kufijve me një farë skepticizmi. Qarkullimi i mallrave qysh prej 21 dhjetorit mund të kërkojë rrugë më të shkurtra, sepse me antarësimin në marrëveshjen e Shengenit janë hequr barrikadat në pikëkalime të ndryshme kufitare. Kryebashkiakët e komuniteteve të zonave kufitare kanë frikë, se kamionët do të shkaktojnë zhurmë jo vetëm nëpër rrugë por edhe në jetën e qetë të fshatrave. Por deri tani një gjë e tillë s´ka ndodhur.

Nga të dyja anët ka pasur frikë për shtimin e kriminalitetit. Kryeministri Topolanek dhe homolgou i tij austriak Alfred Gusenbauer bënë thirrje për përmirësimin e bashkëpunimit midis dy policive. Falë përgatitjeve afatgjata duket, se tani kjo po funksionon mirë. Shembull për këtë është rasti i së hënës (07.01): Një çek 29 vjeçar kaloi kufirin me një veturë BMW të vjedhur në Linc. Policia çeke u informua menjëherë dhe pas një maratone përndjekjeje e ndaloi personin.

Topolanek: Shengeni psikologjikisht shumë i rëndësishëm

Schengen SIS Offene Grenze Deutschland und Tschechien
Automjetet qarkullojnë lirshëm mes kufirit gjermano-çek në Petrovicë, 22 dhjetor 2007.Fotografi: picture-alliance/ dpa
Pas dy javësh të hapjes së kufijve kryeministri Topolanek nxjerr këtë bilanc: “Për ne Shengeni është psikologjikisht shumë i rëndësishëm, këtë s´ka nevojë ta sqaroj përse. Por kjo lidhet edhe me disa reziqe, gjë që e kemi ditur. Jo se vendet krijojnë probleme, por ndodh e kundërta: për ne mund të lindin probleme. Ne jemi vend tranziti, në vendin tonë mund të kalojnë persona të padëshiruar nga hapësira e Shengenit. Zgjerimi i kësaj zone në vetvete nuk shihet si problem, por më shumë kjo është çështje pssikologjike.”
Çekët kanë tani liri qarkullimi në vendin fqinjë, por tregu gjerman i punës do të vazhdojë të mbetet për ta i mbyllur. Ndërkohë që Austria në 2008 do t´i hapë portat në sektorin e ndërtimit për punëtorët nga vendet e reja antare të BE-së. Por kjo do të jetë një rregullore e përkohshme.