1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Danimarkë

13 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CAow

Qytetarëve me të drejtë vote në Danimarkë u është bërë thirrje sot të japin votën e tyre për zgjedhjen e parlamentit të ri. Kryeministri Anders Fogh shpreson të rizgjidhet. Sondazhet më të fundit flasin për një garë pikë më pikë mes mes koalicionit qeveritar të Qendrës së djathtë dhe opozitës me orientim të majtë.