1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë mendojnë juristët për Karla del Ponten

Ludger Karmierczak 17 Dhjetor 2007

Karla del Ponte është kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për krime lufte që prej 15 shtatorit të vitit 1999. Pas tetë vitesh ajo do të largohet nga kjo detyrë. Çfarë mendojnë kolegët juristë për punën e saj?

https://p.dw.com/p/CbFf
Karla Del Ponte në konferencën e fundit për shtyp- Hagë, 13 dhjetor 2007
Karla Del Ponte në konferencën e fundit për shtyp- Hagë, 13 dhjetor 2007Fotografi: AP

Shpresat për arrestimin e Radovan Karaxhicit dhe Ratko Mlladicit janë shumë të vogla, tha Karla del Ponte para pak kohësh në fjalimin e saj të lamtumirës në Këshillin e Sigurimit. Disa javë më parë ajo kishte thënë se deri në fund të vitit Mlladiçi do të ulej në Hagë. Për të disatën herë ajo nuk mundi ta mbante premtimin: "Ne nuk jemi më në gjendje të dëgjojmë profecira të tilla, sepse ato nuk realizohen dhe se kërkush nuk e di se kush janë ata miq të nivelit të lartë, që u ofrojnë mbrojtje Mlladiçit dhe Karaxhiçit". Wolfgang Schomburg, është gjykatësi i vetëm gjerman në Gjykatën e Hagës. Ai do të kishte dashur që Karla del Ponte të ishte më e tërhequr. Prezantimet e saj në publik nuk kanë qenë gjithnjë të mençura. Shumë nga fjalitë e thëna prej saj, duheshin thënë prej Presidentit të Gjykatës. Disa nga shprehjet e saj kanë qenë madje kundraproduktive.
Kështu mendon edhe prokurori hollandez Tjarda van der Spoel. Ai ka qenë avokatmbrojtës në Hagë dhe ka patur disa herë të bëjë me Karla del Ponten. Ai mendon se ajo është kokëfortë dhe joprofesionale. "Zonja del Ponte është personalitet i fortë. Ajo ngre konflikte kur do, pa patur shumë arsye. Eshtë njëri shumë emocional, kokëfortë dhe jo fleksibël. Ajo nuk i respekton të gjitha palët".

Schomburg mendon se në përgjithësi mund të thuhet se Del Ponte ka bërë shumë për Gjykatën e Hagës, por ajo duhet të kish ushtruar më shumë kontroll të brendshëm dhe duhet të kishte qenë më shumë e gatshme të dëgjonte të tjerët. Gjykatësit më të mirë gjykata i humbi shumë shpejt, sepse ata nuk punonin dot më Karla del Ponten. Ajo nuk ishte në gjendje që në aktakuzat të përqëndrohej në atë që ishte me e rëndësishme. Kështu për shembull aktakuza kundër Slobodan Milosheviçit u mbingarkua shumë, prandaj procesi zgjati aq shumë.

Gjatë mbajtjes së kësaj detyrë Karla del Ponte thirri në Hagë 91 persona të akuzuar për krime lufte. Politikanë e ushtarakë u dënuan pjesërisht me dënime shumëvjeçare. Mangësi e punës së saj mbetet fakti që Mlladiç dhe Karaxhiçi nuk u dënuan. Por mbetet meritë e Karla del Pontes pranimi si genocid i masakrës së Serbenicës nga serbët e Bosnjës dhe përfshirja e përdhunimit sistematik të grave juridikisht në krimet e luftës.