1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çështja e të zhdukurve - debat në Kosovë

Bekim Shehu29 Dhjetor 2005

Përfaqësues të shoqatave për personat e zhdukur, akuzojnë autoritetet ndërkombëtare, se nuk kanë bërë presion mbi Beogradin për zgjidhjen e çështjes. Kritikat drejtohen edhe ndaj autoriteteve të Kosovës

https://p.dw.com/p/Aqrc
Prishtina
PrishtinaFotografi: AP

Çështja e personave të zhdukur nga Kosova, numri i të cilëve kalon disa mijëra, prej gjashtë vjetësh vazhdon të jetë një ndër çështjet më të ndjeshme. Zgjidhja e saj duket shumë e vështirë. Përfaqësues të shoqatave të ndryshme që angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur akuzojnë drejtpërsëdrejti, autoritetet ndërkombëtare, të cilat nuk kanë bërë presion mbi autoritet e Beogradit që të japin informacione për të zhdukurit e luftës. Mirëpo, kritikat nuk mungojnë as për autoritetet qeveritare të Kosovës. Haki Kosumi, është udhëheqës i një këshilli kordinues të shoqatave që angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Kosumi shprehet: Jemi shumë të zhgënjyer me punën e tyre. Komisionin qeveritar për të pagjetur, e konsiderojmë formal dhe joprofesional dhe si i tillë nuk është duke i shërbyer askujt dhe aq më pak qëllimit për të cilin është formuar.

Bazuar në të dhënat që prezantuan në një konferencë për media shoqatat e familjarëve të zhdukur, që nga përfundimi i luftës të numëruar vazhdojnë të jenë afro 2500 persona të zhdukur. Vetëm në një varrezë masive në Serbi, ndërkaq, u zbuluan trupat e pa jetë të afro 900 shqiptarëve të Kosovës. Afro 700 prej tyre 17 herë radhazi janë sjellë në Kosovë, ndërsa, për këtë fakt dhe për mosdhënien e informacioneve për të zhdukurit e tjerë qeveria e këtushme fajëson autoritetet e Beogradit. Nuk janë shënuar shumë rezultate në këtë çështje të ndjeshme dhe për këtë Naser Rugova, njëri nga anëtarët e grupit qeveritar për të zhdukurit në deklaratë për Deutsche ëelle, fajëson autoritet e Beogradit.

Çështja e personave të zhdukur përfshihet në dialogun teknik në mes Prishtinës dhe Beogradit i filluar një vit me parë.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 3 000 persona janë konsideruar të zhdukur, nga të gjitha etnitetet. Bazuar në të dhënat e UNMIK-ut, thuhet se janë 2340 shqiptarë, 523 serbë dhe 201 pjesëtarë të grupeve të tjera etnike të Kosovës.