1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çavez i tërheq vërejtjen SHBA-vë që të mos planifikoj sulme ndaj Iranit

18 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CIWv

Në kuadër të takimit të nivelit të lartë të Organizatës së vendeve eksportuese të derivateve të naftës - OPEC, presidenti i Venezulës Hugo Çavez i tërhoqi vërejtjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mos planifikoj sulme ushtarake kundër Iranit apo vendit të tij. Në rast të një konflikti të tillë çmimi për një barrelë naftë mund të ngrihet në 200 dollarë, tha Çavez në Riad të Arabisë Saudite. Mbreti saudit Abdullah nga ana e tj tërhoqi vërejtjen që nafta mos të përdoret si armë. Konferenca në Riad është takimi i tretë i nivelit të lartë të presidentëve dhe kryeministrave që prej themelimit të Organizatës në vitin 1960.