1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çekia në rrugë drejt Evropës

Petra Kohnen18 Shkurt 2004

Numri i të papunëve në Republikën çeke sa vjen e shtohet. Poashtu vet procedura e lajmërimit në entet për punë është shumë e ngatërruar. Kjo vlen edhe për të huajtë që kërkojnë punë me një dallim që pengesat burokratike janë shumë më të mëdha sesa për vendorët:

https://p.dw.com/p/ArIN

"Po ju lutem. Po flisni me entin për punësim. A i keni plotësuar formularët e nevojshëm? A i keni dorëzuar tek ne? Jo, atëherë së pari duhet ti dorëzoni formularët tek ne. Jo, jo, jo kjo çështje nuk mund rregullohet për një javë por për katër. Mirupafshim".

Daniel Satra nuk mund të besoj: katër javë e ndoshta edhe më gjatë duhet të vërtetohen dokumentet e tij. Edhe pse çekët ndodhen në prag të pranimit në Bashkimin Evropian nuk vërhet asnjë gjurmë e lirisë së punësimit dhe ngulimit. Qytetari i ri i Bashkimit Evropian dëshiron të punoj në Pragë. Ai ka gjetur një punë në Radio Pragë. Por përveç lejes së tij të qëndrimit ai ka nevojë edhe për një leje pune dhe para së gjithash për shumë kohë dhe durim:

"Njëherë mua më nevojiten formularët për Entin e Punës. Kur ti kem ato, ky është hapi i parë, pastaj vijën hapat tjerë më të vegjël. Përshembull unë kam nevojë për një vërtetim nga regjistri penal dhe një dëshmi të gjendjes penale. Pastaj më duhet një kontratë banimi dhe në fund sikur mos të mjaftonin këto më duhet që nga Praga të udhëtoj sërish për në Berlin, që në të vërtetë të parashtroj kërkesën zyrtare pranë ambasadës çeke", sqaron Satra.

Gjasa në tregun çek të punës ka çdo i huaj, thuhet në Pragë. Kusht për këtë është që punëdhënësi të dëshmoj se nuk mund të gjej forcë punëtore vendore, sqaron drejtori i sektorit për migrim dhe integrimin e të huajëve në Ministrinë çeke për punë dhe çështje sociale, Mishel Meduna:

"Sistemi jonë, i cili tash vlen për punësimin e të huajëve bazohet në lëshimin e lejeve të punës. Kjo do të thotë që Enti lokal për punësim duhet të dëshmoj se një vend pune nuk është zënë për një kohë të gjatë për shkak t mungesës së një çeku. Në këtë rast ekziston mundësia që aty të punoj një i huaj", nënvizon Meduna.

1 maji nuk është larg. Dita e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Por a do të lehtësoj çasjen në tregun çek të punës? Jo domosdo, pasi që ministri i punës Sdenjek Skromaç mendo se për këtë duhet pritur ca kohë:

"Republika çeke aktualisht nuk do të përjashtoj mundësinë që të aplikoj një afat kalimtar në bazë të gjendjes aktuale në tregun çek të punës. Dhe këtë si kundrejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ashtu edhe vendeve që priten të antarësohen. Vetkuptohet që ne nuk duam që kjo të përdoret si ndonjë formë sanksioni kundër atyre vendeve që do të aplikojnë një afat të tillë kalimtar por ka të bëj me atë se si do të rrjedhin gjërat pas antarësimit të Çekisë në Bashkimin Evropian", thekson Skromaç.

Megjithatë ministri është i bindur thellë se evropianët perëndimor nuk paraqesin rrezik për tregun çek të punës. Nga vendet e vjetëra anëtare të BE-së vijnë vetëm specialstë të atyre fushave që nuk mund të gjinden në Çeki. Praga ka kohë që angazhohet për investimet e huaja. Shumë firma evropiane hapin filialet e tyre dhe sjellin me vete edhe ekspertët e tyre. Pasojat e këtij zhvillimi aktualisht është vështirë të vlerësohen, mendon Milada Horakova nga Instituti për hulumtime të punës dhe çështjeve sociale:

"Hapësira ku ne ndodhemi është duke u hapur. Në këtë mënyrë nuk mund të përjashtohet që në përgjithësi do të shtohet numri i emigrantëve edhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Edhe pse tek ne pagat nuk janë tepër atraktive si në vendet e Bashkimit Evropian. Por ne duhet të jemi të vetdijshëm se firmat e huaja që do të angazhohen në Çeki me vete do të sjellin edhe punëtorë të tyre", nënvizon Horakova. Natyrisht që edhe çekët mund të themelojnë firma dhe të kërkojnë punë në hapësirën e Bashkimit Evropian. Ndërkohë që vendet fqinje si Austria dhe Gjermania qëndrojnë pas një afati kalimtar disa vende të BE-së si përshembull Irlanda ka hapur tregun e saj të punës pa përkufizime.