1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë është arritur deri tani në samitin e Brukselit?

19 Qershor 2009

Krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së janë shprehur njëzëri për një periudhë të dytë në detyrë të presidentit të Komisionit Jose Manuel Barroso.

https://p.dw.com/p/IUhc
Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso.
Krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së janë shprehur njëzëri për një periudhë të dytë në detyrë të presidentit të Komisionit Jose Manuel Barroso.Fotografi: AP

Sipas të dhënave nga qarqe diplomatike, Irlanda do të marrë garancitë e dëshiruara për miratimin e pritur të marrëveshjes së Lisbonës për reformimin e BE-së. Për këtë, janë marrë vesh krerët e shteteve dhe të qeverive të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel. Miratimi i iralendezëve do të bëhet i mundur me anë të të drejtave të vetos në politikën fiskale, njohjes së asnjëanësisë ushtarake të Irlandës dhe vazhdimit të ndalimit të abortit. Marrëveshja e Lisbonës nuk preket prej këtyre garancive. Për këtë arsye nuk nevojitet ratifikim i ri i marrëveshjes për reformën në ato shtete të BE-së, të cilat e kanë miratuar tashmë atë, u vendos në samitin e Brukselit, i cili filloi punimet dje pasdite.

Kufiri slloveno - kroat, Maribor
Në Bruksel dështuan përpjekjet e ndërmjetësuesve evropianë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth kufirit mes Sllovenisë dhe Kroacisë.Fotografi: Ognjen Alujevic

Krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së janë shprehur njëzëri për një periudhë të dytë në detyrë të presidentit të Komisionit Jose Manuel Barroso. Këtë e bëri të ditur kryeministri çek dhe kryetari i Këshillit të BE-së, Jan Fischer. Barroso duhet të konfirmohet sa më shpejt të jetë e mundur në Parlamentin Evropian, tha Fischer. Por deri tani atje nuk ka shumicë për portugezin 53-vjeçar. Samiti u morr vesh gjithashtu për reformimin e mbikqyrjes financiare në BE. Një këshill për rreziqe sistemike do të mbikqyrë gjithë sistemin financiar për të penguar në të ardhmen rreziqet e bankave.

Në Bruksel dështuan përpjekjet e ndërmjetësuesve evropianë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth kufirit mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zhbogar pohoi, se Kroacia ka dalë nga procesi negociator, i udhëhequr prej komisionerit për zgjerimin e BE-së, Oli Rehn.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri çek Jan Fischer, ministri i jashtëm çek, Jan Kohout dhe ai gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Irlanda do të marrë garancitë e dëshiruara për miratimin e pritur të marrëveshjes së Lisbonës për reformimin e BE-së.Fotografi: AP

Pas takimit me Rehnin dhe ministrin e Jashtëm kroat Gordan Jandrokoviq, ministri i Jashtëm slloven Zhbogar, e quajti të gabuar vendimin e Kroacisë, duke shtuar se Sllovenia vazhdon të mbetet në këtë proces. Ministri slloven tha se negociatat dështuan me fajin e palës kroate. Ndërsa kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, bëri të ditur se nuk do ta pranojë propozimin e fundit, për shkak se ai është ndryshuar në dëm të vendit të tij. Ministri i Jashtëm kroat Jandrokoviq theksoi, se Zagrebi në të ardhmen do t'i trajtojë mosmarrëveshjet rreth kufirit si çështje bilaterale mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Ai hodhi poshtë pohimet e ministrit slloven, se Kroacia ka dalë nga procesi për zgjidhjen e problemit të kufirit. Jandrokoviq tha, se Sllovenia po kushtëzon antarësimin e Kroacisë në BE, për të përfituar në konfliktin rreth kufirit, që sipas tij nuk është as korrekte as e drejtë.

Autor : Bahri Cani / Elert Ajazaj

Redaktoi : Aida Cama