1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë do të thotë një rezultat tillë për të ardhmen e Serbisë

Kim Bytyçi4 Shkurt 2008

Ç'farë roli luajti çështja e Kosovës në zgjedhje dhe çfarë rëndësie mund të kenë ato për çështjen e pavarësisë së Kosovës

https://p.dw.com/p/D1xv
Pllakatë e zgjedhjeve
Pllakatë e zgjedhjeveFotografi: AP

Fitorja e sotme e presidentit Tadiç shihet para së gjithash si konfirmim i orientimit të Serbisë drejt integrimeve Evropiane thotë për Deutsche Wellen Tim Xhuda (Tim Judah) analist britanik."Natyrisht do të jetë vështirë. Mbeten shumë probleme. Çështja më interesante tani është të shihet nëse kjo qeveri do të mbijetojë. Më në fund kryministri dhe partia e tij nuk mbështetën presidentin gjatë fushtaës. Presidenti do të ketë tani një dorë të fortë, ai u mbështet nga votuesit. Mbetet të shihet se a do të arrijë ai të shtyjë kryeministrin ta mbështetë për çështjen e Evropës, pavarësisht se çka do të ndodhë lidhur me Kosovën. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, mund të ndodh të kemi zgjedhje të reja brenda disa muajsh", thotë Xhuda.

Sa i përket vetë Kosovës, Xhuda thotë se ky rezultat nuk ka ndonjë domëthënie të veçantë. Kosova tani ndoshta do të presë pak më shumë për pavarësi por këtu flasim për një periudhë shumë të shkurtër. Po të kishte fituar Nikoliqi, mendoj se nuk do të kishte patur hezitim dhe Kosova do të kishte shpallur pavarësinë. Tani flasim për disa javë më shumë. Por mendoj se për Kosovën këto zgjedhje nuk patën ndonjë domëthënie fundamentale. Ato ishin të rëndësishme për Serbinë." shton Xhuda Zgjedhjet e djeshme janë karakterizuar gjerësisht si vendim mbi kursin e ardhshëm të Serbisë. Si zgjedhje e Serbisë mes Bashkimit Evropian apo izolimit të vendit dhe lidhjeve më të ngushta me Rusinë. Por, vëzhguesit dhe analistët e këtushëm thonë se vetë votuesit panë diçka tjetër në këto zgjedhje.

Goran Svilanoviq ish ministër i jashtëm Serbisë thotë se këto zgjedhje ishin para së gjithash vlerësim i periudhës shtatëvjeçare të koalicionit demokratik. "Boris Tadiç u orvat ti paraqesë këto zgjedhje si vendim se a dëshirojmë të hymë në Bashkimin Evropian apo jo". Por Nokiliqi megjithatë arriti të imponojë temën tjetër, pra të vlerësimit të qeverisjes së deritashme, pra se a janë qytetarët të kënaqur me qeverisjen e deritashme. Prandaj, shton Svilanoviq votuesit e Nokoliqit, nuk duhet shikuar doemos si nacionistë ekstrem apo urrejtës të popujve tjerë. Ata mund të ken ide nacionaliste dhe t`i ndjekin idetë e Millosheviqit apo Sheshelit.

Por shumica e tyre janë njerëz të pakënaqur me atë që ndodhi në Serbi prej vitit të 2000 e deri tani. Nikoliqi dhe Partia Radikale arritën deri tani të bëjnë një distancim dhe tërë periudhën e viteve të 90-ta t`ja hedhin përgjegjësinë Millosheviçit. Ndërsa tërë peshën e asaj çka ndodhi pas vitit 2000, ta vëjnë mbi supet e Tadiçit. Prandaj presidenti Tadiç pati një peshë shumë më të madhe se sa shihej, shton Svilanoviq.

Marko Blagojeviq nga Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci për Deutsche Welle thotë se në krijimin e atmosferës kontribuan vet kandidatët. Po ashtu çështja e Kosovës nuk ishte ndër temat prioritare tek votuesit vlerëson Blagojeviq. "Nëse shikoni nga larg, ndoshta u duket se Kosova ishte prioritet i qyetatarëve të Serbisë. Por kjo nuk është e saktë. Prioritet i qytetarëve të Serbisë, siç besoj se është rast edhe me qytetarët e vendeve tjera edhe madje shumë më të zhvilluara, është një jetë më e mirë. Shumica dërmuese, mëse tri të katërtat e tyre, shton Blagojeviq dëshironë një jetë më të mirë. Pra, zhvillimi ekonomik, standardi më i mirë, punësimi, lufta kundër korrupsionit. Këto jane temat që prijnë listën e prioriteve të qytetarvë. Këtë drejtim e morën fushatat parazgjedhore por vetëm pas raundit të parë, gjë që me siguri kontribuoi në pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në raundin e dytë. Kosova, shton
Blagojeviq ishte prioritet i politikanëve dhe ajo dominoi fushatën e tyre veçmas para raundit të parë. Kandidatët e ndryshëm bënë këtë për arsye të ndryshme. Për Tadiçin kjo temë ishte më komplekse para së gjithash për shkak të pozitës si president por edhe për shkak të marrëdhënieve mes koalicionit
qeveritar pra me partinë e kryeministrit, Koshtunica, shton mes tjerash Blagojeviq.