1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë i lejohet të thotë një Presidenti të Gjermanisë?

Friedel Taube/Auron Dodi10 Qershor 2014

Gjykata Kushtetuese Gjermane do të diskutojë të martën kur Presidenti i Gjermanisë nuk mund të shprehet. A i lejohet t'i quajë demonstruesit e një partie ekstremiste të djathtë "të çmendur"?

https://p.dw.com/p/1CExy
Fotografi: picture-alliance/dpa

Për herë të parë në historinë federale të Gjermanisë një gjykatë kushtetuese do të trajtojë se çfarë ka të drejtë të thotë një President i Gjermanisë publikisht dhe çfarë jo. Në gjyq çështjen e pati hedhur partia ekstremiste e djathtë, NPD. Argumentimi: partitë politike kanë të drejtë për shanse të barabarta në fushatën elektorale, prandaj Presidenti i Gjermanisë nuk duhet të flasë në dobi ose në dëm të një partie. Shkasi: Pak javë përpara zgjedhjeve parlamentare në Gjermani në vitin 2013, Gaucku pati deklaruar para nxënësve, që "të çmendurve" u duhen treguar kufij. K

jo deklaratë u bë pas demonstratave ksenofobe me javë të tëra kundër të huajve, të mbështetura nga NPD-ja, kundër një shtëpie azilkërkuesish në Berlin. Për këtë deklaratë atij iu desh të përgjigjej në shkurt para gjykatës më të lartë. Presidenti i Gjykatës Kushtetuese, Andreas Voßkuhle do të shpallë të martën (10.06.1914) vendimin në çështjen NPD kundër Presidentit të Gjermanisë. Mund të jepet një vendim parimor për "kompetencat për t'u shprehur të Presidentit gjerman", ose të shqiptohet një qortim. Interesant do të jetë gjithsesi argumentimi i vendimit.

Presidenti gjerman, Joachim Gauck
Presidenti gjerman, Joachim GauckFotografi: picture-alliance/dpa

Funksion përfaqësues

Pushteti synon t'u japë njerëzve, varësisht sa pushtet zotërojnë, një aureolë të veçantë - kjo vlen edhe për Presidentin e Gjermanisë. Gaucku megjithatë është i detyruar fillimisht të ndjekë detyra reprezentative. "Armët" e vetme të tij janë stilografi për të nënshkruar ligjet e qeverisë gjermane - dhe këtu ai konfirmon vetëm që procedura ligjore është kryer në rregull- dhe fjala: ai duhet të veprojë në mënyrë të pavarur nga politika e ditës, të sillet në mënyrë neutrale përsa u përket politikave të partive dhe në vend të kësaj të ndërhyjë ose nxisë debate shoqërore. Siç e bëri më 1985 Richard von Weizsäcker me fjalimin e tij për 40 vjetorin e fundit të luftës("8 Maji ishte një ditë çlirimi"), Roman Herzog në vitin 1997 ("Nëpër Gjermani duhet të kalojë një frymë ndryshimi") dhe Christian Wulff më 2012 ("Feja islame bën pjesë në Gjermani").

Presidenti i Gjermanisë duhet të jetë "një figurë integruese, që i mban bashkë të gjithë qytetarët", thotë juristi i së drejtës kushtetuese Volker Boehme-Nessler. "Prandaj ai është i detyruar të mbajë neutralitet përsa i përket politikave partiake, ai nuk duhet të bëjë vlerësime, siç bëjnë partitë." Tani opinioni publik pret me vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Joachim Gauck vetë në këtë ditë nuk do të jetë në Gjermani, por do të nisë një vizitë disaditore në Norvegji.