1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çifti i tenisteve indiano pakistanez

11 Shtator 2010

Çfarë nuk funksionon në politikë, funksionon në garat për finalen e tenisit në US Open, duke dëshmuar se në mes të indianëve dhe pakistanezëve bashkëpunim është megjithatë i mundur.

https://p.dw.com/p/P9hV
US Open
US OpenFotografi: AP

"Ndalo luftën-fillo tenisin!“ Me këtë moto çifti i tenistëve Rohan Bopanna dhe Aisam Qureshi qe një kohë po tërheqin vëmendjen dhe këtë, jo vetëm te publiku i tenisit. Nuk është vetëm loja ajo që e bën interesant këtë çift tenistësh, por edhe fakti se ai vjen nga dy kombe të cilat përleshen me armë. Me fitoren kundër çiftit amerikan, binjakëve Bob dhe Mikea Bryan, edhe pa fitoren e finales së US Open, Bopanna dhe Qureshi do të përmenden në histori.

Partnerët e dëshiruar

India dhe Pakistani që nga viti 1947 jetojnë në gatishmëri për luftë. Kështu që edhe pa fitoren e Bopanit nga India dhe Qureshit nga Pakistani me vet lojën e tyre të përbashkët ata po futen në historinë e sportit. Rrëfimi për "Ekspresin indiano-pakistanez“, siç e kanë quajtur mediat këtë çift, ndërkohë ka marrë botën. Gjatë garës së US Open udhëtarët i ndalojnë në rrugë dhe i inkurajojne ata për bashkëpunimin e tyre sportiv të paqes. "Kjo më ka entuziazmuar, sepse njerëzit në SHBA e dinë pikërisht se për çfarë është fjala dhe kjo është dëshmi se ne jemi në rrugë të drejtë”- thotë 30-të vjeçari, Qureshi. Për shkak të injorimit të termit “partner i ndaluar”, Qureshi ka kohë që gjendet në konflikt me shoqatën kombëtare të tenisit pakistanez. Për shkak se “çifti” në disa turnire ka luajtur me lojtarin hebrej, Amir Hadadin, shoqata e ka nxjerrur jashtë nga ekipi për garat e Davis Cup.

Takimi përtej kufirit

Por kjo nuk e ka penguar Qureshin në misionin sportiv të paqes. Si dëshmi për bindjen e tij të drejtë lojëtari pakistanez përmend finalen e një turniri në Mumbaj të Indisë. "Pashë në publik dhe pashë se si shumë spektatorë kishin të vizatuar në njërën faqe flamurin pakistanez e në tjetrën, flamurin indian. Kjo më ka dhënë shpresë se mund të bëjmë kthesa të mëdha“- thotë Qureshi. Partneri i tij Bopanna është pak më i përmbajtur për indianët. "Ne në fakt nuk merremi me politikën. Por, nëse dy-tre qind njerëz thonë: Nëse ata të dy mund të kuptohen, mundemi edhe ne, atëherë kemi arritur diçka”- thotë Bopanna nga India, për gazetën “Times”.

Ky çift tenistësh po përgatit një projekt të madh tash 14 vjet. Në vijën kufitare në një rrugë që lidh Pakistanin me Indinë Boppana dhe Qureshi po përgatiten të luajnë një lojë tenisi. Bopanna do të luajë në anën pakistaneze, ndërsa pakistanezi Qureshi në anën indiane.

Autor: Kreizer/ Beqiraj

Redaktoi: Aida Cama